top of page
PARKU NATYROR KRKA - SPLIT - TROGIR -SHEBENIK - DUBROVNIK -TIVAT

HOTEL  4* HB (mëngjes+darkë)

    •  


    • ►PRILL: 18    - €169

 

Program

  • 1 .Dita e Parë

     

    Tiranë – Dubrovnik – Vodice

    Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit.

    Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite  panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime.vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit,  Akomodimi ne hotel ne Vodice .Konsumimi i darkes ne hotel.

  •  

  • 2.Dita e Dytë

     

    Shibenik – Parku Natyror Krka

    Pas konsumimit të mëngjesit nisemi drejt Shibenikut, ku do te pershkrojme pjesen me te bukur te bregdetit Dalmat me pamje panoramike dhe piktoreske. Ne Shibenik do te vizitojme: Katedralen e Shën Jakovit, Bashkinë e Vjetër te qyetit, Pallatin Knezeva si dhe lagjen e vjetëe me elmentet karakteristik Kroat.
    Pas Shibenikut, nisemi drejt Parkut Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash. Vizita ne Park do te jete 3-4 ore.  Nisemi drejt Hotelit ku do te konsumojme dhe darken. Qendrim i lire.

     

     

  • 3. Dita e Tretë

     

    Zadar 
    Konsumimi i mengjesit ne hotel, më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
    Vizitë e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku. Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne Zadar , kthimi ne hotel, konsumimi i darkes ne hotel .Qendrim i lire.

     

  • 4 . Dita e Katërt

     

    Split – Tirane
    Pas konsumimit të mëngjesit në Hoteli, Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split. Pas vizitës nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.

     

    Politikat e femijeve : 

    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS;
    • Femija i pare : 03- 11.99 VJEC PERFITON 50 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.

  • SHENIM
    ► CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
    ►REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, VENDET E TRETA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON,NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.
    ►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)
    ►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA 75% NGA CMIMI FILLESTAR I PAKETES.
    ►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
    ►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
    ► NE RAST ANULLIMI TE UDHETIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-3 DITE PARA
    ► PER REALIZIMIN E KETIJ UDHETIMI NUMRI MINIMAL I PJESMARRESVE ESHTE 35.
    ►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
    ►AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.
    ►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
    ►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
    ►PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 3 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM.

  •  

Included

  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*

  • Transporti me automjet komod

  • Mëngjesi dhe darka

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim

  • Taksa lokale 2 EURO për person/natë

  • Taksa e qytetit të Kotorrit 1 EUR/person

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

  • Shëtitja me anije në Kotor 6 Euro/person

  • HYRJA NE PARKUN KRKA ( OPSIONALE 20 EURO )

Bregdeti Dalmat dhe  parku KRKA

DATAT E NISJEVE

​​

Nisja: 18-04-2024

Çmimi Total   338 €   per  dy persona

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page