Rimini, Verona, Venecie
4 dite
Detajet e turit
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana me avion për në Venecie. Nisja më 06.50. Mbrritja në Venecie më 08.35. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë në Hotel pranë Venecies. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj. Fjetje në Hotel
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Riminit. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 16.50. Mbrritja në Tiranë në 18.10.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë Trageti në Venecie.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Kujdes: Cmimet jane shume te ndryshushme pasi jne te lidhura direkt me cmimet e biletave ne kohe reale te kompanise fluturimit , ndaj cmimin e sakte do e kemi ne momentin e rezervimit:
Rimini, Verona, Venecie
DATAT E NISJEVE
Nisja: 28-09-2024
28 Shtator
Çmimi Total - 680€ per dy persona
Nisja: 26-10-2024
26 Tetor
Çmimi Total - 572€ per dy persona