Stamboll me Pegasus
Nga data 10 janar 2022, për udhëtimet drejt Turqisë, në kushtet e Covid-19, kërkohet:
- Certifikatë vaksinimi (vaksinat e njohura nga OBSH dhe Ministria Turke e Shëndetësisë), ku të jenë marrë dy doza vaksinimi minimalisht 14 ditë përpara hyrjes në Turqi ose një dozë vaksine Johnson & Johnson. OSE
- Të paraqisni të dokumentuar se keni kaluar apo jeni shëruar Covid-19, brenda 6 muajve të fundit, që llogariten pasi kanë kaluar 28-të ditë nga dita e testit të parë PCR me rezultat pozitiv.
- Në rast se posedoni një nga dokumentet e mësipërme, nuk do t’ju kërkohet as test PCR apo antigjen dhe as nuk do të zbatohet karantina.
- Në rast se nuk posedoni një nga dokumentet e mësipërme, duhet të paraqesin test negativ PCR 72 orë përpara udhëtimit ose test antigjen 48 orë përpara udhëtimit.
Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetet Aeroportuale Turke, mund të kryejnë testime të rastësishme.
- Në rast se rezultoni pozitivë, do të trajtoheni në përputhje me Udhëzimet Covid-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të karantinoheni për 7 ditë bashkë me personat që kanë qenë në kontakt të ngushtë me ju/bashkudhëtarët tuaj, në adresat e deklaruara.
- Mund të dilni nga karantina në ditën e -të, në rast të një testi negativ Covid-19. Për personin bartës të virusit, karantina përfundon vetëm ditën e 7-të, pa nevojën e një testi negativ PCR.
Fëmijëve nën moshën 12 vjeç dhe udhëtarëve tranzit, nuk ju kërkohet test anti-covid apo provë të dokumentuar vaksine.
Duhet patjeter te plotesoni formularin PLF 24 ore para hyrjes ne territorin e Republikes Turke dhe ta ruani ate ne telefonat tuaj mobil ose te printuar. Linkun e formularit e gjeni ketu: https://register.health.gov.tr/
Per hyrjen ne SHQIPERI
Nga data 02 dhjetor 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, si dhe udhëtimet transit, duhet të paraqisni një nga dokumentet e mëposhtme:
Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën 2 javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigjen brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Përjashtim nga rregullat e përcaktuara bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura më sipër, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.