Stamboll , direkt me Avion
4 - dite qendrimi
Detajet e turit
Dita e Parë:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja me pagese.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel
Fjejte në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës
Kthimi në Hotel Fjejte në hotel. Fjejte në hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Te lire deri ne orarin e transfertes.
Fluturimi për në Tiranë.
Me Shume Detaje:
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 20 kg).
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
Në pagesë nuk përfshihen:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
Taksa e qytetit të Stambollit, 2 euro për person për natë.
OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €15.
2. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €45, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3. Vizitë në Aquarium €25.
KUJDES: Operatori nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
Taksa e qytetit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë në recepsion. Vlera është 1.5 euro për person për natë.
PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
Stamboll 4 Ditë
Shtesa
Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!
Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €45 PP (Transferta e perfshire ne cmim) ( 90 € Total )
Lundrim me anije në Bosfor €15 PP (Transferta e perfshire ne cmim) ( 30 € Total )
Vizitë në Aquarium (Transferta e perfshire ne cmim) ( 50 € Total )
hoteli
Comfort Life Istanbul
Shenim:
Nisje të Premteve
Nisja nga Tirana: 05:30, mbrritja në Stamboll 08:00.
Kthimi nga Stambolli: 17:30, mbrritja në Tiranë 18:10
Taksa e qytetit të Stambollit, 2 euro për person për natë.
DATAT E NISJEVE
Cmimi per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
Nisja: 27-09-2024
Comfort Life Istanbul
Çmimi Total 598 €