top of page

Të nderuar Klient, lexoni dhe familjarizohuni me kushtet e kontratës dhe të drejtat tuaja para se të pranoni  kushtet e kontratës
 

Kontrata e paketave te udhetimit

e lidhur ndërmjet

Erli Travel & Tours  (Lorent Fezga  PF), me seli qëndrore në Rruga Hoxha Tahsin Nr 165, me NIPT nr. L12112006 M (këtu dhe më poshtë referuar si “Erlitravel & Tours”) - nga njëra anë

dhe

Z./Zj __________________, qytetar shqiptar, me adresë elektronike  nr. ___________________, telefon numër ________________ (më poshtë bashkërisht quajtur, “Klienti” ose ‘Pasagjeri” ose Udhëtari”) -nga ana tjetër,

(në vijim së bashku referuar edhe si “Palët”, dhe veçmas si “Pala”).

 

Kushtet paraprake si vijon:
 

a)         Erlitravel & tours  dëshiron të ofrojë paketa udhëtimi të dizenjuara dhe organizuara nga  palë të treta të lidhura me të; 

b)         Klienti ka kërkuar dhe dëshiron të përftojë paletat e udhëtimit në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate;

Palët, bazuar në Ligjin nr.93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar Ligjin nr.9902 në datë 17.04.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorit”; Ligjntnr.7850,datë29.07.1994"KodiCiviliRepublikëssëShqipërisë",indryshuar; Ligjinnr.9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, bien dakord si më poshtë vijon:

Neni 1 -  Përkufizime

1.1       “Kontratë” është kjo marrëveshje e lidhur ndërmjet Klientit me Erlitravel & Tours në të cilën Klienti detyrohet të paguajë një çmim të caktuar gjithëpërfshirës përkundrejt përftimit të paketës së udhëtimit të ofruar nga Erlitravel & Tours.

1.2       “Paketë Udhëtimi” është shërbimi që i siguron Klientit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve:  transporti, akomodimi, shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose akomodimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin akomodimin, të paktën për një natë.

1.3       “Rezervimi”, porositja nga ana e Klientit të një pakete turistike apo të një akomodimi të ofruar nga Erlitravel & Tours.

1.4       “Penalitetet” vijne si pasoje e mospermbushjes nga ana e klientit te njeres nga kushtet baze e rezervimit qe jane: a) mosparaqitja fizike ne oraret dhe/ose datat e paracaktuara ne rezervim b) transferimi i sherbimit nga personi i parashikuar ne rezervim ne nje person të tretë jashtë afateve të përcaktuara në termat dhe kushtet e rezervimit.

Neni 2 - Objekti i Kontratës

2.1       Kjo Kontratë ka për objekt rregullimin e marrëdhënies kontraktore ndërmjet Erlitravel&Tours dhe klientit me qëllim ofrimin e shërbimit të Paketës së Udhëtimit sipas sëcilës klienti detyrohet të paguajë një çmim të caktua rgjithëpërfshirës përkundrejt paketës turistike të ofruar nga Erlitravel &Tours sipas kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate.

2.2       Paketa e Udhëtimit të ofruara  nga Erlitravel &Tours duhet të ketë përcaktuar në të:  (i)destinacionin e udhëtimit dhe datat e nisjes dhe te kthimit; (ii)mjetin e transportit te perdorur (iii) itinerarin e udhetimit; (iv) tipin e strukturës së akomodimit,vendndodhjen, klasifikimin dhe karakteristikat kryesore të saj; (v) planin e vakteve të ngrënies, nëse përfshihen; (vi) listën e shërbimeve të tjera që ofrohen për klientët brenda çmimit të paguar; (vii) listën e shërbimeve që nuk përfshihen në çmimin e paguar (viii) listën e shërbimeve shtesë, që mund të blihen veçmas;(ix) numrin minimal të personave të domosdoshëm për realizimin e paketës së udhëtimit si dhe mundësinë që Erlitravel &Tours të rezervojë tëdrejtën për të ndryshuar kushtet e kësaj Pakete.

 

Neni 3– Çmimi 

3.1       Çmimi i përfundimtar i Paketës së Udhëtimit është __________________ [shuma në numra, shuma në fjalë, monedha (Lekë ose Euro)] (më poshtë referuar edhe si “Çmimi përfundimtar” ose “Çmimi”).

3.2.      Në Çmimin përfundimtar janë përfshirë: i) çmimi i biletës së udhëtimit, ii) çmimi i akomodimit (me mëngjes, ose vaktet e përfshira) iii)çmimi i transfertes aeroport-hotel-aeroport.

3.3.      Në Çmimin përfundimtar nuk janë përfshirë tarifat për vizita në monumente, muzeume, vende argëtimi, ekskursione të ndryshme, sigurimi i shëndetit në udhëtim.

3.4       Çmimi i përcaktuar sipas kësaj Kontrate është i pandryshueshëm, përveç rasteve kur ndryshojnë kostot e transportit apo te karburantit, ii) ndryshojnë tarifat në porte dhe aeroporte, iii) ndryshon kursi i këmbimit monetar deri në datën e nisjes, iv) në rastet kur vlera e njoftuar apo paguar e Paketes se  Udhëtimit ështëmë e ulët se vlera reale e shërbimit turistik përkatës, për shkak të gabimeve që vijnë si pasojë e mosfunksionimit të sistemeve të rezervimit online, duke patur detyrimin të paguajë diferencën me Çmimin real të Paketës së Udhëtimit.

3.5       Në rast të ndryshimi të Çmimit, Klienti do të njoftohet përkatësisht sipas afateve të përcaktuara më poshtë, së bashku me njoftimin edhe të të drejtave të tij përkatëse sipas kushteve dhe afateve të kësaj Kontrate.

 

Neni 4- Kushtet, Kalendari dhe Mënyra e Pagesës

4.1       Me nënshkrimin e Kontratës, Klienti merr përsipër të derdhë një paradhënie të barabartë me sa parashikohet në katalogun e referimit të çmimeve të Paketave të Udhëtimit e gjithësesi, jo më pak se 30% të Çmimit total të Paketës se Udhëtimit, ndërsa 70% e pagesës duhet të kryhet të paktën 21 (njëzet e një) ditë përpara nisjes.

4.2       Për Kontratën e nënshkruar deri 21 (njëzet e një) ditë përpara nisjes sipas Paketës së Udhëtimit, Çmimi përfundimtar total duhet të derdhet në momentin e nënshkrimit të kësaj Kontrate, në një derdhje të vetme.

4.3       Të gjitha afatet e pagesës sa më sipër janë të detyrueshme e thelbësore dhe Klienti pranon shprehimisht se moskryerjae pagesës brenda afateve sipas nenit 4.1 e 4.2 më sipër, përbën shkelje të kushteve thelbësore të kësaj Kontrate me pasojë zgjidhjen e menjëhershme të saj kundrejt penaliteteve sipas nenit 7.2 më poshtë.

4.4       Pagesa për Paketën e Udhëtimit kryhet i) me para në dorë (cash), ii) transfertë bankare. 

Neni 5 – Fluturimi

5.1       Oraret e fluturimit të publikuara në katalogun e Paketës së Udhëtimit mund të pësojnë ndryshime deri në 24 orë ditën e nisjes për shkaqe madhore, jashtë kontrollit të Erlitravel &Tours dhe të agjensive të treta në bashkëpunim me të.

Në këtë rast, Erlitravel &Tours do të marrë masat e duhura për zgjidhjen e problematikës në mënyrë të shpejtë dhe të kënaqshme për Klientin.

Klienti është i informuar dhe pranon shprehimisht me nënshkrimin e kësaj Kontrate se, Erlitravel &Tours  nuk do të konsiderohet se është në shkelje apo se mban përgjegjësi përkundrejt Klientit në rast vonese në ofrimin e shërbimit të transportit ajror për shkak të ngjarjeve të Forcës Madhore. Ngjarje e Forcës Madhore sipas këtij përcaktimi do të quhet çfarëdo ngjarje jashtë kontrollit të Erlitravel &Tours dhe Agjencisë, e cila pengon njërën nga Palët të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre sipas kësaj Marrëveshje, duke përfshirë por jo kufizuar në: i) ngjarje të natyrës, por pa u kufizuar në, të tilla si,zjarret, shpërthimet, tërmetet, thatësira, valët e baticës dhe përmbytjet); ii) akte lufte (nëse lufta të deklaruara ose jo) apo embargo; rebelime, revolucione, kryengritje, apo grusht shteti ushtarake apo luftë civile; apo iii) rrethana që e bëjnë të pamundur objektivisht vijimin e udhëtimit të tilla si vonesa nga destinacionet e mëparshme, vonesa të detyruara nga kontrollet kufitare, falimentimi i shoqërive të transportit ajror, greva aeroportuale.

Në çdo rast, Klienti pranon shprehimisht se, në rast të vonesave në ofrimin e shërbimit të transportit ajror nga shoqëritë e transportit ajror, çfarëdolloj pretendimi do të zgjidhet drejtpërdrejt me këtë operator në përputhje me kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit nga ky i fundit.

 

Neni 6 – Ndryshimet në Paketën e Udhëtimit dhe/ose Anullimet

6.1       Nëse deri1 (një) ditë përpara nisjes, Erlitravel &Tours  ka nevojë të ndryshoje një ose më shumë elemente të Paketës së Udhëtimit, ajo duhet të njoftojë Klientin, duke sqaruar tipologjinë e modifikimit.

6.2       Nëse Klienti nuk pranon propozimin e modifikimit sipas pikës 6.1, ai ka të drejtë të zgjidhë Kontratën duke ia njoftuar këtë vendim Erlitravel &Tours  brenda dhe jo më vonë se 8 (tetë) orë nga marrja ne dijeni për modifikimin, pa paguar asnjë penalitet.Në këtë rast, Klienti ka të drejtë të përdorë një tjetër paketë udhëtimi turistike me cilësi ekuivalente ose më të lartë pa asnjë shtesë në çmim ose një paketë turistike më të ulët në cilësi, me kthim të diferencës së Çmimit. Në të kundërt, Erlitravel &Tours do t’i rimbursojë Klientit shumën e paguar, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga momenti i heqjes dorë ose anullimit sipas këtij paragrafi.

6.3       Nëse Klienti nuk i komunikon Erlitravel &Tours  mospranimin e tij për modifikimin e Paketës së Udhëtimit, miratimi i tij për modifikimet do të konsiderohet i mirëqenë dhe i pranuar nga ana e tij.

6.4       Erlitravel &Tours ka të drejtë të anullojë Paketën e Udhëtimit përpara nisjes e pa asnjë penalitet për shkak të i) mosplotësimit të numrit minimal të personave të regjistruar për Paketën e Udhëtimit, ii)  forcës madhore.

Neni 7 – Anullimi nga Klienti

7.1       Klienti ka të drejtë të anullojë/heqë dorë nga Kontrata për çfarëdolloj shkaku e pa penalitet deri në 30 ditëpërpara datës së nisjes dhe jo më vonë se 48 orë nga data e kryerjes së rezervimit nese rezervimi eshte  bere  9  dite  para dates se nisjes.

7.2       Në rast se Klienti anullon/heq dorë nga Kontrata në tejkalim të afatit të përcaktuar në këtë nen 7.1, atëherë ai detyrohet të kompensojë Erlitravel &Tourspër të përballuar kostot ndaj shërbimeve partnere turistike, vlerat e llogaritura si më poshtë vijon:

59 deri në 45 ditë kalendarike përpara datës sëudhëtimit në tejkalim të afatit 48 orësh nga data e rezervimit: 15 (pesëmbëdhjetë) % të shumës totale të Çmimit të Paketës së Udhëtimit;

44 deri në 30 ditë kalendarike përpara datës sëudhëtimit në tejkalim të afatit 48 orësh nga data e rezervimit: 35 (tridhjetë e pesë) % të shumës totale të Çmimit të Paketës së Udhëtimit;

29 deri në 15 ditë kalendarike përpara datës sëudhëtimit: 50% (pesëdhjetë) % të shumës totale të Çmimit të Paketës së Udhëtimit;

14 deri në 10 ditë kalendarike përpara datës sëudhëtimit: 75% (shtatëdhjetë e pesë) % të shumës totale të Çmimit të Paketës së Udhëtimit

9 deri në 1 (një) ditë kalendarike përpara datës sëudhëtimit: 100 (njëqind përqind) % të shumës totale të Çmimit të Paketës së Udhëtimit.

7.3       Kërkesat për anullim që nuk janë dërguar ne forme zyrtare edhe nese jane komunikuar me telefon, nuk janë të vlefshme.

7.4       Po ashtu, në rast të shkeljes nga ana e Klientit të çdonjërit prej kushteve bazë të Paketës së Udhëtimit si: a) mosparaqitja fizike ne oraret dhe/ose datat e paracaktuara ne Paketë, b) transferimi i Paketës nga personi i parashikuar ne rezervim ne nje person të tretë jashtë afateve të përcaktuara në termat dhe kushtet e Paketës, c) ndryshimet ne parametrat e Paketës (numri i netëve të qëndrimit, numri i personave që marin shërbimin, data e nisjes dhe ndërrimi i strukturës pritëse, hotel, vilë etj ) jashtë afateve të paracaktuara në Paketën e Udhëtimit, Klienti detyrohet t’i paguajë Erlitravel &Tours penalitet në varesi të kostove ekstra te shkaktuara nga keto ndryshime.

 

Neni 8 - Transferimi i Paketes sëUdhëtimit nga Klienti te një person i tretë

8.1       Klienti mund të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij sipas Kontratës së Paketës së Udhëtimit te një palë e tretë, e cila plotëson të gjitha kushtet e Paketës së Udhëtimit. Në këtë rast:

8.1.1    Klienti njofton me shkrim Erlitravel &Tours  të paktën 24 ore përpara datës së vendosur për nisjen duke e informuar atë rreth të dhënave të Klientit të ri, dhe po ashtu

8.1.2  Klienti i ri nëshkruan këtë Kontratë të zbatueshme për Paketën e Udhëtimit duke marrë përsipër të drejtat dhe detyrimet sipas saj përkatësisht.

8.1.3    nëse nuk plotësohen kushtet 8.1.1 e 8.1.2 më sipër, transferimi nuk mund të kryhet.

8.2       Klienti, i cili transferon të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kësaj Kontrate të Paketës së Udhëtimit dhe personi, te i cili transferohet Paketa e Udhëtimit, janë përgjegjës, solidarë dhe veçmas, ndaj Erlitravel &Tours për pagesën e Çmimit të Paketës së Udhëtimit dhe për çdo kosto shtesë, që rrjedh nga ky transferim.

8.3       Erlitravel &Tours ka të drejtë të refuzojë transferimin sipas këtij neni për arsye që lidhen me pasaportën, vizat, çertifikatat shëndetësore, sistemimit në hotel, shërbimeve të transportit ose gjithesesi arsyeve që bëjnë të pamundur përdorimin e Paketës së Udhëtimit nga ana e Klientit të ri.

8.4       E drejta e transferimit sipas paragrafeve të mësipërm i nënshtrohet përjashtimeve dhe kufizimeve të parashikuara nga normat, në veçanti në fushën e sigurisë, të aplikueshme në shërbimet e veçanta që përbëjnë Paketën e Udhëtimit.

 

9 –Të drejtat dhe detyrimet e Erlitravel &Tours

9.1       Erlitravel &Tours  detyrohet të përmbushëtë gjitha shërbimet e përcaktuara sipas nenit 2 të kësaj Kontrate.

9.2       Klienti është i informuar dhe pranon shprehimisht nëpërmjet nënshkrimit të kësaj Kontrate se, në rast se hoteli apo struktura turistike e prenotuar nëpërmjet Paketës së udhëtimit bën overbooking (shet më shumë dhoma sesa ka kapacitetin) ose në rastet kur shërbimi hotelier bëhet i pamundur për shkaqe madhore si zjarr, permbytje,epidemi të ndryshme, zgjidhje të kontratave me Tour  operatoret  touristik , kjo e fundit do ta akomodojë Klientin në një strukturë të të njëjtës kategori ose të nje kategorie më të lartë. Në këtë rast kostot shtesë do të merren përsipër të paguhen nga Erlitravel &Tours pa asnjë detyrim shtesë për Klientin dhe ky i fundit e përjashton Erlitravel &Tours nga çfarëdolloj përgjegjësie financiare apo ligjore në këtë rast.

Klienti është i informuar dhe pranon shprehimisht se, mund të ketë diferenca midis llojit të dhomave sipas listës së çmimeve të ofruar  nga Erlitravel &Tours dhe llojit të dhomave të paraqitura në website-t zyrtare të hoteleve apo  tour  operatoreve  touristik ku do të ofrohet Paketa e Udhëtimit. Në këtë rast, Erlitravel &Tours do të përgjigjet vetëm dhe ekskluzivisht për informacionet dhe përshkrimet e publikuara në dokumentacionin dhe materialet zyrtare të Erlitravel &Tours.

Erlitravel &Tours nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdolloj dëmi të shkaktuar nga Klienti, duke përfshirë dëmet si pasojë e iniciativave autonome të ndërmarra nga ky i fundit, ose nga ato të një pale të tretë që nuk ka lidhje me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara, të cilat janë të paparashikuara ose të pashmangshme për ngjarje të forcës madhore ose për shkak të një ngjarjeje të cilën Erlitravel &Tours dhe Tour operatori perkates ku  meret  sherbimi i kontraktuar , me gjithë kujdesin e duhur nuk mund ta parandalonin.

10- Të drejtat dhe detyrimet e Klientit

10.1     Klienti duhet të jetë i pajisur me pasaportë individuale, në bazë të shtetësisë së tij, duhet të ketë verifikuar vlefshmërinë e dokumentit të vizave të qëndrimit dhe të lëvizjes.

10.2     Klienti ka detyrimin për të kryer sigurimin shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit.

10.3     Klienti duhet të ofrojë informacion në momentin e rezervimit detajuar e të nevojshëm për përmbushjen e Kontratës e si më poshtë emër dhe mbiemer, adresën e postës elektronike e numrin e telefonit fiks dhe/ose mobil.

10.4     Klienti është i detyruar të paguajë Çmimin përfundimtar të Paketës së Udhëtimit sipas mënyrave dhe kushteve të përcaktuara në Kontratë.

10.5     Klienti pranon shprehimisht se ka detyrimin për të paguar penalitetet në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara në nenin 7.2.e 7.4 më sipër.

11 – Ankesat

11.1     Në rastin që shërbimet e ofruara nuk përmbushin pritshmëritë e Klientit, ai është i detyruar të njoftojë menjëherë Erlitravel &Tours.ne  menyre qe  Erlitravel &Tours te  marrë masat e duhura për zgjidhjen e problematikës në mënyrë të shpejtë dhe të kënaqëshme për Klientin.

12- Konfidecialiteti dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale

12.1     Erlitravel &Tours merr përsipër të trajtoje informacionin dhe të dhënat e Klientit, si rreptësisht konfidenciale si dhe për të mbrojtur këtë informacion dhe të dhëna nga aksesi i paautorizuar.

12.2     Erlitravel &Tours  nuk do të perdorë te dhenat e Klientit per qellime te tjera veç atyre te percaktuara ne Kontrate, ne vecanti nuk do te perhape te dhenat e Klientit paleve te treta për qëllime që nuk lidhën me këtë Kontratë.

12.3     Vetëm të punësuarit e Erlitravel &Tours te cilet paraprakisht kane mbeshtetur shprehimisht konfidencialitetin duke nenshkruar Deklaratat Individuale te Konfidencialitetit, në mbrojtjen e te dhenave personale te Klienteve te Erlitravel &Tours  ne përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale, do të kenë akses në të dhënat dhe informationin e mbajtur nga Erlitravel &Tours.

12.4     Erlitravel &Tours pranon se çdo e dhënë personale e përfshirë, apo e mbledhur në lidhje me këtë Kontratë do të përpunohet sipas kerkesave te nenit 2 dhe 5 te Ligjit per 9887, date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave Personale”, i ndryshuar.

12.5     Per te permbushur te gjitha detyrimet kontraktuale, Klienti jep pëlqimin per perdorimin e te dhenave personale nga Erlitravel &Tours qe perfshin emer, mbiemer, numer telefoni dhe adrese email per t’u perpunuar eksluzivisht sipas kritereve specifike te nenit 6 te ligjit 9887. Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë tour operatore touristik ku  meret  sherbimi i  kontraktuar  dhe veprojnë në përputhje me  legjislacionin ne fuqi per trajtimin e te dhënave personale.

12.6     Klienti ka të drejtën e aksesit në të dhënat e tij/saj personale dhe të korrigjimit të këtyre të dhënave ne zbatim te nenit 13 te ligjit 9887.

12.7     Nëse Klienti ka pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij/saj, ai/ajo duhet t’i adresojë ato tek Erlitravel &Tours ne kuptim te nenit 12 te ligjit 9887.

12.8     Erlitravel &Tours ka detyrimin ligjor dhe merr persiper te përgjigjet brenda një afati 30 ditor nga data e marrjes së kërkesës për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e korrigjimit apo të fshirjes.

12.9     Erlitravel &Tours merr persiper te zbatoje te gjitha rregullat ne lidhje me mbrotjen e te dhenave personale si dhe te marre autorizimin e klienteve per konfirmimin  e perpunimit te te dhenave personale vetem per qellimin e percaktuar ne kete Kontrate.

12.10   Erlitravel &Tours  nuk perpunon te dhena sensitive sipas nenit te ligjit 3 te ligjit 9987.

12.11   Erlitravel &Tours merr persiper te marre masa te veçanta sigurie ne kuptim te nenit 27 të ligjit 9987 per te mbrojtur te dhenat personale te Klientit nga shkatërrime te paligjshme, aksidentale, mbron aksesin ose perhapjen nga persona te pautorizuar si dhe ne ambientin ku perpunohen te dhenat qendrojne vetem punonjesit qe kane nenshkruar deklaraten e konfidencialitetit sipas nenit 12.3 me siper.

12.12   Klienti ka të drejtën për të kundërshtuar, në çdo kohë, përpunimin e të dhënave rreth tij, sipas shkronjave "d" dhe "dh" të nenit 6 të Ligjit 9887, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj. Klienti ka të drejtë pa pagesë t'i kërkojë Erlitravel &Tours të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të, për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë si dhe të informohet përpara përhapjes për herë të parë të të dhënave personale për këtë qëllim (neni 15 i Ligjit 9887).

12.13   Klienti ka të drejtën për për t’u ankuar në rast se pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, si të ankohet ose të njoftojë komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, Klienti ka të drejtë të ankoheni në gjykatë.Në rast se klienti ka bërë ankim, Erlitravel &Tours nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar (neni 16 i Ligjit 9887).

12.14   Klienti ka të drejtën që në rast se i është shkaktuar dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, të kërkojë kompensim, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin Civil (neni 17 i Ligjit 9887).

 

Neni 13 -Zgjidhja e Mosmarreveshjeve dhe Legjislacioni i Zbatueshëm

13.1     Kjo Kontratë do të rregullohet dhe do të intepretohet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

13.2     Çdo mosmarrëveshje që lind gjatë afatit të kësaj Kontrate do të tentohet fillimisht të zgjidhet me bisedime midis palëve.

13.3     Nëse çështja nuk mund të zgjidhet miqësisht, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë do të ketë kompetencë ekskluzive për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në fjale.

 

Neni 14– Njoftimet

14.1     Çdo njoftim i kërkuar apo i autorizuar nga kjo Kontratë, të cilin njëra palë duhet t'ia japë tjetrës, duhet të kryhet me shkrim dhe do te konsiderohet i dhene kur jepet dorazi ose dërgohet me me e-mail në adresat e me poshtme ose ne ndonje adrese tjeter te cilen Palet mund t’ja njoftojne njera tjetres here pas here. 

Adresat janë:

Adresa e Erlitravel &Tours - Rrg. "Hoxha Tahsin" , Nr 165 , H.2 ,

TIRANE Albania 1017 

email: info@erlitravel.com

 

 

Adresa e Klientit:  e-mail: ______________

 

 

Erlitravel & Tours                                                                                   Klienti

Administratori

[emër, mbiemër, firmë]                                                              [emër, mbiemër, firmë]

_______________                                                                            _______________

Z. Lorent  Fezga                                                                               [emër, mbiemër]

 

 

Ne kuptim te nenit 12 te kësaj Kontrate dhe nenit 6.1.a) të Ligjit 9887, Klienti me vullnet te lire jep pëlqimin me shkrim per përpunimin e te dhenave personale te tij/saj nga Erlitravel &Tours  në kuadër dhe për zbatimin e kësaj Kontrate.

Po ashtu, në kuptim të nenit 686 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë deklaroj në mënyrë të shprehur se kam lexuar, kuptuar dhe pranuar klauzolat dhe dispozitat e mëposhtme:

Nenet  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12 e 13 të kësaj Marrëveshje.

Klienti

[emër, mbiemër, firmë]

______________

Tiranë, më ______._____.2018

bottom of page