top of page

Etimologjia

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

 

Gjeografia

Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

 

Demografia

HistoriaQyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.

​

Kultura

Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".

 

Ekonomia

Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia, blekotoria, bletaria, frutikultura, turizmi dhe transporti.

Ne bujqesi, rendesi zene bimet e arave, midis te cilave dallohet gruri, i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat. Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur sidomos ne tokat e ujitshme. Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si: jonxha, misri foragjer, hasellet.

Harta e  shqiperise

Qyteti i Përmetit

Qyteti i Këlcyrës

Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore, pjesë e qarkut Gjirokastër. Ajo shtrihet mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë.

Territori i bashkisë shtrihet në pjesën juglindore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me bashkinë Tepelenë.

Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës. të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në14-15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra.

Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.

 

Historia

Ura e Kelcyres rreth vitit 1900

Këlcyra përmendet në një kronikë mesjetare të vitit 1272 me emrin latin Clausura.

Këlcyra në lashtësi duhet të ketë pas funksionin e një mansio, stacion ku ushtarët romak kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.

Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319). Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.

Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.

Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe ata të zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori bizantin Androniku III Paleologu edhe me ndihmën e mercenarëve me prejardhje nga zonat e Turqisë së sotme

bottom of page