top of page
  • Korce – Leskovik – Permet | 2 Dite / 1 Nate

  • Zgjat    2 ditë

  • Fillon nga

  • 5500  leke

  • Rreth udhëtimit

  • Zbuloni juglindjen e Shqipërisë përmes një udhëtimi dyditor që përfshin kulturën, historinë dhe natyrën. Vizitoni Voskopojën me kishat e saj të vjetra, shëtisni në Korçën artistike, dhe eksploroni bukuritë natyrore të Leskovikut dhe banjave termale të Përmetit. Një fundjavë që përmbledh gjithçka – qetësi, atmosferë festive dhe peizazhe mbresëlënëse.

  • Destinacionet: Pogradec – Voskopojë – Korçë – Leskovik – Përmet


  • Çmimi: 5500 Leke/person

  •  Datat e udhetimit : 

  • Dhjetor : 6 – 7 , 13 – 14 , 20 – 21 , 27 – 28 .

  • Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë

  • Plani i udhëtimit

  • Dita 1: Tiranë – Voskopojë – Korçë

  • Nisja:

  • Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)

  • Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)

  • Elbasan – Ora 06:45 (Kryqëzimi i Cerrikut)

  • Ndalesë për pushim dhe kafe gjatë rrugës
    Vizitë në:

  • Parkun e Drilonit dhe liqenin e Pogradecit

  • Voskopojë – vizitë në kishat e vjetra dhe natyrën karakteristike të zonës
    Drekë e lirë në një nga restorantet me gatime tradicionale te zones
    Nisja për në Korçë
    Akomodimi në hotel
    Vizitë në qendrën e qytetit
    Mbrëmje festive me serenata korçare (opsionale)

  • Dita 2: Leskovik – Përmet – Tiranë

  • Mëngjesi në hotel
    Udhetim drejt Leskovikut, ndalese per pushim dhe shijim i natyres fantastike qe ka ky qytet ku e gjitha rruga shoqerohet me nje pamje mahnitese te pyllit te dendur te perzier bredhi e lisi, por ku dominon pisha e zezë e ben ate nje nga rruget me te bukura ne Shqiperi .
    Vizita do te jete ne Banjat termale të Bënjës ku nje relaks mes ujerave termale te famshme te Benjes, nen hijen e ures se gurit dhe panorames malore do e bejne kete vizite nje provoje unike e shoqeruar me pas me nje ndalese te shkurter ne qytetin mikprites te Përmetit .

  • •  Udhetimi vazhdon pergjate rrjedhes se Vjoses, mes panoramave te Grykës së Këlcyrës, ku mali dhe lumi krijojne nje peisazh te rralle. Pas udhetimit, bejme nje pushim te shkurter per dreke lokale.

  • • Kthimi për në Tiranë me ndalesë të shkurtër gjatë rrugës
    •  Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje

  • Përfshihen

  • Transporti vajtje-ardhje me automjet komod

  • Akomodimi në hotel

  • Mëngjesi në hotel

  • Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit

  • Vizitat sipas programit

  • NUK Përfshihen

  • Drekat, darka

  • Shpenzime personale

  • INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  •  Rezervimi i vendeve të para: 10€
    Vendet e dyta: 5€
    Vendet e tjera rastësore në nisje

  •  Politikat për Fëmijët

  • Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).

  • Fëmijët 3-5.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).

  • Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.

  • Detaje të tjera :

  • Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +25 Al.

  • Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .

  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.

  • Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page