top of page
 
Abu Dhabi  dhe  Dubai 5  dite 
direkt  nga  Tirana me Fly Dubain
 
Detajet e turit

PROGRAMI ME 5 DITE

Detajet e turit

Dita e Parë: 

Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 12:55 - Mbrritja në Dubai në orën 20:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.

-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. 
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
-(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: 

Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 08:10 - Mbrritja ne Tirane 11:55.

Grupi më nisje datë 2 Janar është 6 ditor dhe ditën e pestë e kanë të lirë (ditën e gjashtë kthehen)  

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shënim: Përfshihen:
- Një Bagazh 7 kg  (55 x 40 x 23 cm).
- Një Bagazh 20kg.

 

Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel - Vlerësimi në booking 9.1   https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels  

 

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

1. Shtesë për Vizë Hyrje - €109 ( nëse nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60

Kujdes: 

-Opsionale  ''Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan në Burj Khalifa" ,  ju lajmerojme se, klientët duhet të dinë që pas datës 19 Prill, spektakli i shfaqjes së shatërvanit nuk do të jetë në funksion deri në 30 Shtator. Ne do të vazhdojmë të shesim të njëjtën darkë vetëm shfaqje me drita në Burj Khalifa.

 

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.

2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

3.Krevati i trete ne dhome eshte me extra bed (Krevat portative)

4.Renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

Kujdes: Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet

ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet

nga  dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit

dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. Agjensia nuk 

mbane asnje pergjegjesi, pergjegjesia eshte e pasagjerit.

DATAT E NISJEVE
Cmimi  per  dy  persona sipas datave  dhe jane  dinamike  qe do te  thote  se ndryshojne ne vartesi te  biletes se  avionit/ Cmimin e  sakt e marin ne momentin qe behet rezervimi  .  :

Nisja: 03-12-2025

 

3 Dhjetor / 5 Ditë

Çmimi Total

 

2366 €

Nisja: 10-12-2025

 

10 Dhjetor / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1999 €

Nisja: 17-12-2025

 

17 Dhjetor / 5 Ditë

Çmimi Total

 

2060 €

Nisja: 07-01-2026

 

7 Janar / 5 Ditë

Çmimi Total

 

2155 €

Nisja: 14-01-2026

 

14 Janar / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1593 €

Nisja: 21-01-2026

 

21 Janar / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 28-01-2026

 

28 Janar / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 04-02-2026

 

4 Shkurt / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 11-02-2026

 

11 Shkurt / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 18-02-2026

 

18 Shkurt / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 25-02-2026

 

25 Shkurt / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 04-03-2026

 

4 Mars / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 09-03-2026

 

9 Mars / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 18-03-2026

 

18 Mars / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 23-03-2026

 

23 Mars / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 30-03-2026

 

30 Mars / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 06-04-2026

 

6 Prill / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 15-04-2026

 

15 Prill / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 22-04-2026

 

22 Prill / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

Nisja: 29-04-2026

 

29 Prill / 5 Ditë

Çmimi Total

 

1398 €

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page