Marrakesh, Casablanca, Rabat
Marok , 6 dite nga 629 €
Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturim Tiranë - Marrakesh nëpërmjet Romës. Nisja nga Tirana në orën 06.05. Mbrritja në Romë në orën 07.45. Vizitë Panoramike e qytetit: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Coloseum, Nisja nga Roma në orën 18.15. Mrritja në Marrakesh në orën 21:55. Transferimi në Marrakesh. Check in dhe Fjetje në hotel.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë e plotë ditore e Marrakeshit: Xhamia Koutoubia, nga jashtë, Parc Lalla Hasna, Sheshi Jemaa El-Fnaa, Medina dhe sukët shumëngjyrësh. Lagjja Hebraike Mellah, Lagjja Kasbah, Rruga Mouassine.
Opsionale: Pallati Bahia.
Opsionale: Varret Saadi.
Nisja për në Kazablanka në orën 17:00. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Mbërritja në Kazablanka. Fjetje në hotel.
Dita e tretë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Kazablanka: Xhamia Hassan II, nga jashtë, Korniza Ain Diab, Sheshi Mohammed V - arkitektura koloniale franceze dhe ndërtesat qeveritare, Place des Nations Unies dhe Rruga Prince Moulay Abdellah - zona kryesore historike dhe tregtare, Lagjja Habous (Medina e Re) - arkitekturë tradicionale dhe dyqane artizanale lokale. Udhëtimi vazhdon për në Rabat. Mbërritja në Rabat. Fjetja në hotel.
Dita e katërt:
Mëngjesi në hotel. Vizita turistike e Rabatit: Pallati Mbretëror, Kulla Hassan dhe Mauzoleu i Muhamedit V, Kasbah i Udayas, Medina dhe Rruga Rue des Consuls. Nisja për në Marrakesh në orën 16.00. Kthimi në Marrakesh. Fjetja në hotel.
Dita e pestë:
Mëngjesi në hotel.
Opsionale: Kopshti Majorelle.
Kohë e lirë për blerje. Transferim për në aeroportin e Marrakeshit. Fluturim Marrakesh - Tiranë. Nisja nga Marrakesh në orën 21.00.
Dita e Gjashtë:
Mbrritja në Romë në orën 00.25. Nisja nga Roma në oren 06.20. Mbrritja në Tiranë në orën 07.45
Çmimi përfshin:
1. Fluturime vajtje-ardhje.
2. Transferta dhe ture me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 netë.
4. Mëngjese për të gjitha ditët e qëndrimit.
5. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Guidë vendase gjatë shëtitjeve.
6. Çantë shpine me përmasa deri në 40x30x20 cm lejohet në aeroplan. (Kujdes - Mbi këto dimensione për bagazhet e regjistruara ka kosto shtesë).
Çmimi nuk përfshin:
1. Çdo gjë që nuk përmendet në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muze.
3. Sugjerohet që shoqëruesit t'i jepet një bakshish jo më pak se 1 € në ditë për të rritur.
Akomodimi ne Rabat: Le Muse Hotel (per te dy grupet)
Akomodimi ne Kazablanka : Hotel Diwan Casablanca (per te dy grupet)
Akomodimi ne Marrakesh : PH Palais Riad Berbere (per grupin e dates 26 Nentor)
Akomodimi ne Marrakesh : Hotel Relax Marrakech (per grupin e dates 25 Tetor)
Kujdes:
1. Orari i nisjes dhe i mbërritjes mund të ndryshohet nga Linja Ajrore, por në çdo rast programi do të zbatohet i plotë me korrigjimet dhe shënimet e nevojshme.
2. Udhëtimet dhe ndalesat jepen në detaje në itinerar, por nëse do të ketë vonesa në trafik ose vonesa të shkaktuara nga një qëndrim i gjatë në një ndalesë, të gjitha ndalesat mund të mos bëhen. Shoferi i autobusit ka një ndalesë të ligjshme gjatë orarit të punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Si Operator, ne përpiqemi të zgjedhim Hotelet më të përshtatshme.
Kujdes: Cmimi i paketes eshte i ndryshushem pasi pasi eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit/ Cmimin e sakte e kemi ne momentionm e rezervimi/ Pagesa e bere eshte e pa kthyshme/
Shenim:
Per udhetimin me nisje me date 26 Nentor oraret e fluteurimit momentale jane si meposhte:
26 NOV: Tirana -Rome Fiumicino 06:05 - 07:45
26 NOV: Rome Fiumicino-Marrakesh 18:15 - 20:55
30 NOV: Marrakesh - Rome Ciampino 17:25 - 21:35
01 DEC: Rome Ciampino - Tirana 06:20 - 07:45
Marrakesh, Casablanca, Rabat
Datat e nisjeve
Nisja: 26-11-2026 ( eshte mbyllur si grup )
25 Tetor
Çmimi Total 1298 €
Nisja: 06-12-2026
26 Nëntor
Çmimi Total 1258 €

