KUJDES:
Dita e Parë:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari
i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në
botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej
30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati
Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve
të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar
rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga
Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin
dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Hyrja 300 lira – Qëndrimi 1 orë.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi
Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm
për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit
modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu
ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi
i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të
mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit
dhe aktiviteteve.
Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati
Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe
selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga
Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të
Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray)
për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin
Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe
shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit
jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e
Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 320 lira – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia
Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga
Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609
dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente
bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike
dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia
Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e
Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e
kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e
krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha
Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në
1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies
së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një
xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze.
Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi
i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e
Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh
me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës
origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në
Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe
Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel, Fjejte në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë.
Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim
me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi
për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si
dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica
Kodra
Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e
detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe
grykës së Bririt të Artë. Kodra
është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një
restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë
monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
Hyrja e lirë - Qëndrimi 40 minuta.
Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare.
Të lirë në Qendrën Tregare.
Transferta për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 30 kg + bagazh dore).
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
Në pagesë nuk përfshihen:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
KUJDES: Operatori nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
Kujdes:
Të
gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të
vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
Udhetim ne stamboll , ne grup ,me guide dhe shoqerues | fluturimi direkt me air albanian | |
Çmimet e dhomave
|
» Stamboll - 3 Dite |
Tarifat |
Dhomë Standart Hotel 4* (Max: 3 Rritur) BB
|
26 Janar 28 Janar |
€ 229.00 € 239.00 |
Dhomë Standart Hotel 4* (Max: 3 Rritur) BB
|
03 Shkurt 02 , 04 Shkurt 09 , 10 , 11 , 13 , 16 , 17 , 18 , 23 , 24, 25 Shkurt |
€ 209.00 € 219.00 € 239.00 |
Dhomë Standart Hotel 4* (Max: 3 Rritur) BB
|
02 , 03 , 04 , 08 , 09 , 10 , 11 , 16 , 17 , 18 , 23 , 24, 25 , 30 Mars
|
€ 239.00
|
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
.
|
.
|