top of page
Kryeqytetet  Skandinave
 
 5 Ditë
 
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17:20. Mbrritja në Aeroportin Stockholm në orën 20:25. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Stockholm.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen, ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Nisja per ne hotel ne Orebro. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel.  Visite e qytetit te Orebros rreth 2 ore. Nisja per ne Oslo. Udhetimi zgjat mbi 3 ore. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku I jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisje per ne Goteborg. Udhetimi zgjat mbi 2 ore. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndërtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdimi i udhetimit per ne Helsinborg. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

Dita e Pestë: Mengjesi ne Hotel. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmo. Fluturimi direkt Malmo - Tiranë. Nisja në orën 23.30. Mbrritje në orën 02:05.

 

Në pagesën përfshihen:

1. Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë - Stockholm dhe Kthimi me avion Malmo - Tiranë.
2. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Stockholm, 1 natë Orebro, 1 natë në Oslo, 1 natë në Helsinborg.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x25cm).

(Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

 Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

​​SHENIM/ cmimet jane te  ndryshueshme pasi jane te lidhura ne kohe reale me kompanine e fluturimit  , ndaj  cmimin e sakte do e kemi ne momentin qe behet rezervimi .

================

Kryeqytetet Skandinave

DATAT E NISJEVE

Nisja: 14-04-2025

Çmimi Total  -   1216€  per  dy persona  akomodimi ne dhome  dyshe

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page