top of page

Bukuresht  dhe   Brasov  - 3  dite  udhetim ne grup

Bukuresht  dhe   Brasov

3  dite  udhetim me avion

 

Detajet e turit

​​

  • Dita e Parë.

  • Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht. Nisja më 11:40 - Mberritje në Bukuresht më 14:05. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve  krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


  • Dita e Dytë.

  • Mëngjesi në hotel.
    Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. 
    Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles, e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
    Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula.
    Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


  • Dita e Tretë.

  • Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 18.40- Mbrritje më 19.10.

  • ​

  • ​Ne pagese jane te perfshira

  • 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,

  • 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,

  • 3. Akomodim në hotel me 3 yje,

  • 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,

  • 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

  • 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.

  • (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

  • ​

  • Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

  • 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

  • 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

  • ​

  • Kujdes:

  • 1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

  • 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

  • 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori Perpiqet  që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

  • ​

==============

DATAT  E  NISJEVE

​​​​​​​​​

Nisja: 07-11-2026  

Çmimi Total    514€   per  dy  persona  akomodimi ne  dhome  dyshe

​

Nisja: 28-11-2026  

Çmimi Total    616€   per  dy  persona  akomodimi ne  dhome  dyshe

​

Nisja: 13-02-2027 

Çmimi Total    496€   per  dy  persona  akomodimi ne  dhome  dyshe

​

Nisja: 06-03-2027  

Çmimi Total    468€   per  dy  persona  akomodimi ne  dhome  dyshe

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page