Pekin dhe Shanghai ne Kine
8 dite nga 1699 €
Detajet e turit
Dita e Parë.
Fluturimi Tiranë - Shanghai nëpërmjet Zyrihut. Nisja nga Tirana në orën 09.45, Mbrritja në Zyrih në orën 11.50. Nisja nga Zyrihu në orën 13.50.
Dita e Dytë.
Mbrritja në Shanghai në orën 07.35. Pritja në Aeroportin e Shanghait. Nisja për në Hangzhou, ku vizitohet qyteti dhe Liqeni Perëndimor, West Lake. Lundrim me Kroçiere në liqen. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Shanghai, ku vizitohet qyteti: Kulla Perla Orientale e Radios dhe televizionit dhe lundrohet me Kroçiere në lumin Huangpu. Darkë Speciale në një Restorant Kinez. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt.
Mëngjesi ne Hotel. Transfertë me Autobus për në Stacionin e Trenit dhe Udhëtimi me Tren Ekspres për në Pekin. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Transferta në Hotel në Pekin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë.
Mëngjesi ne hotel. Vizitë në Sheshin Tien'anmen, në Qytetin e Ndaluar Gu Gong dhe Pallati Veror, Yi He Yung. Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë.
Mëngjesi ne hotel. Nisja për të vizituar Murin e Madh Kinez në Mutianyu. Vizitë dhe ngjitje me Cable Car në Murin e Famshëm. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Stadiumin Kombëtar Birds Nest dhe Qendrën Ujore Kombëtare në Parkun Olimpik. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë.
Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Pekinit. Nisja nga Pekini në orën 13.25. Mbrritja në Mynih në orën 19.15. Nisja nga Mynihu në orën 21.40, Mbrritja në Tiranë në orën 23.25.
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Tiranë - Shanghai dhe Pekin - Tiranë.
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare dhe Guidë Kineze për të gjithë ditët e qëndrimit
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Pekin: Muri i Madh, Cable Car, Qyteti Ndaluar, Pallati Veror, Në Hangzhou: Lundrimi me Kroçiere në Liqenin Perëndimor dhe Shanghai: Lundirmi me Kroçiere ne Lumin Huangpu dhe Kulla e Radios dhe TV.
-Biletat e trenit ekspres
-Darkë në një Restorant Kinez.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.
=========================
Pekin dhe Shanghai
DATAT E NISJEVE
Nisja: 11-05-2026
11 Maj
Çmimi Total - 3398 € per dy persona









