Vjenë dhe Budapest
Detajet e turit
PROGRAMI I
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Bratisllavë. Nisja më 08.10 - Mbrritje në Bratislavë më 09.55. Transfertë për në Bratisllavë. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
Pasdite, transferimi për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur.
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen.
Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park.
Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi ne Hotel. Nisje,për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Budapest. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vazhdimi i vizitave ne qytetin e Budapestit. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja më 06:45. - Mbrritje ne Tiranë më 08.10.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
SHENIM/ cmimet jane te ndryshueshme pasi jane te lidhura ne kohe reale me kompanine e fluturimit , ndaj cmimin e sakte te pakestes do e kemi ne momentin qe behet rezervimi .
===================
Vjenë dhe Budapest
DATAT E NISJEVE
Nisja: 18-03-2026
Çmimi Total - 796€ per dy persona








