Stamboll – Cappadocia – Bursa
27 Nentor – 1 Dhjetor
5 Dite / 289€
KY CMIM VLEN PER REZERVIME DERI NE DATE 30 SHTATOR.
-
Akomodimi ne dhome Single eshte me cmim me te larte.
-
Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 6 muaj nga data e kthimit.
-
Nese keni dokumenta te tjera te huaja pervec pasaportes atere duhet ti merni me vete ne rast kontrolli doganor.
-
Ne rastet kur udhetimi nuk konfirmohet klienti lajmerohet 1-3 dite perpara
-
Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per mungese dokumentacioni, ekspuls etj.
-
Ne rast anullimi nga klienti pagesa eshte e pakthyeshme dhe ne rast anullimi nga agjensia pagesa kthehet ne vleren 100%
-
Udhetimi i Stambollit eshte turistik dhe vetem per arsye turistike
-
Shetitja me anije gjate dites eshte e detyrueshme dhe pagesa prej 15€
-
Personat te cilet nuk ndjekin guiden jane te detyruar te paraqiten vete ne vendin e nisjes se udhetimit me anije.
-
Ne kete pakete turistike nuk lejohen personat te cilet kane si qellim te udhetimit te tyre aktivitetin tregtar nga Shqiperia ne Turqi dhe anasjelltas
-
Per cdo kontroll doganor pergjegjsia e bagazheve eshte personale dhe ne rast problemesh pas cdo konstatimi nga autoritetet doganore autobusi ju le ne ate pike doganore dhe vazhdon sipas programit te udhetimit nga agjensia.
-
Rezervimi i vendeve te para 20 euro/person, vendeve te dyta 15 euro/person, vendet e treta 10 euro/ person
-
Agjensia nuk mban pergjegjesi per humbjen e objekteve personale
-
Nëse keni qenë të kënaqur me përkushtimin dhe përvojën që guida ju ka ofruar gjatë këtij udhëtimi, çdo bakshish është një gjest vlerësimi që pritet me mirënjohje, por mbetet plotësisht në dëshirën tuaj.
Plani i Udhetimit
Dita 1
Nisja 1 dite para dates se shenuar ne oren 16:00. Vazhdojme udhetimin drejt doganes se Kapshtices . Ndalesa gjate rruges per pushime. Mberritja ne Stamboll dhe akomodimi ne hotel. Ne darke opsionale vizite ne nje nder atraksionet kryesore te qytetit te Stambollit, zona aziatike ku do keni mundesine te shikoni kullen e vashes dhe spektaklin e dritave qe ndodhet aty.
Dita 2
Mëngjesi në hotel dhe nisja herët në mëngjes drejt Kapadokias. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesat e nevojshme për pushim, kafe dhe ushqim. Ndalesë pranë Liqenit Tuz, një nga liqenet më të mëdha të kripura në Turqi, i njohur për peizazhin e tij të veçantë. Vijojmë udhëtimin drejt Kapadokias. Mbërritja dhe akomodimi në Suhan Cappadocia Hotel & Spa. Pasdite e lirë. Konsumimi i darkes ne hotel.
Dita 3
Herët në mëngjes, për të interesuarit, mundësi për fluturim me balonë mbi Kapadokia. Për ata që nuk dëshirojnë të realizojnë fluturimin me balonë, mundësi për një Jeep Safari, gjatë të cilit mund të ndiqen balonat dhe të shijohen panoramat karakteristike të zonës. Kthimi në hotel dhe konsumimi i mëngjesit. Pas mëngjesit nisemi për vizitën e Muzeut të Hapur të Göreme, një nga atraksionet më të rëndësishme të Kapadokias, i njohur për kishat dhe kapelat e gdhendura në shkëmb. Më pas vizitojmë Luginën Devrent – Luginën e Imagjinatës, e famshme për formacionet e saj të veçanta shkëmbore. Vijojmë me një ndalesë në një punishte tradicionale qeramike, ku do të kemi mundësi të shohim procesin e krijimit të produkteve karakteristike të zonës. Kohë e lirë në Göreme për drekë dhe shëtitje. Pasdite vizitojmë një nga qytetet e famshme nëntokësore të Kapadokias, Kaymaklı ose Derinkuyu, në varësi të fluksit të vizitorëve. Pas përfundimit të vizitave, kthimi në hotel dhe konsumimi i darkes.
Dita 4
Pas mëngjesit, shëtitje e shkurtër në qendër të qytetit dhe përgjatë lumit, ku do të kemi kohë për fotografi dhe për të shijuar atmosferën karakteristike të Avanosit. Nisja drejt Bursës. Gjatë udhëtimit do të bëhen ndalesat e nevojshme për pushim dhe ushqim. Mbërritja në Bursa në mbrëmje. Akomodimi në hotel dhe konsumimi i darkës.
Dita 5
Mëngjesi në hotel dhe nisja për vizitën e qytetit të Bursës. Vizitë në Ulu Cami – Xhaminë e Madhe të Bursës, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, e njohur për arkitekturën e saj dhe 20 kupolat. Më pas vizitojmë zonën e Pazarit të Bursës, ku do të kemi kohë të lirë blerje. Bursa është e njohur për tekstilet, produktet prej pambuku, shamitë, suveniret dhe punimet tradicionale. Nisja drejt Tiranës. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesat e nevojshme. Mbërritja në Tiranë dhe përfundimi i udhëtimit.
-
Te perfshira:
-
Udhëtimi me autobus komod
-
Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit
-
Akomodimi për 1 natë në Stamboll, 2 netë në Cappadocia, dhe 1 natë ne Bursa.
-
Mëngjeset
-
Darkat ne hotel ne Cappadocia dhe ne Bursa
-
Shoqërues shqiptar
-
Ekstra:
-
Taksat e hotelit
-
Hyrjet në muze, sitet arkeologjike dhe atraksionet turistike
-
Bileta e fluturimit me balonë me ajër mbi Cappadocia
-
Siguracioni shendetit (5 euro, opsional)

