Linja e Autobusit  Shqipëri  qytetet  e Greqisë
TIRANE - ATHINE drejtimi nga Kakavija
Nisja nga Tirana 3 x jave ne ora 03:30
TIRANE - SELANIK drejtimi nga Kakavija
Nisja nga Tirana 3 x jave ne ora 03:30
TIRANE - KALLAMATA drejtimi nga Kakavija
Nisja nga Tirana 2 x ne jave ne ora 03:30
Kushtet e levizjeve ne kohen e Pandemise Covid 19
Mundet te udhetojne ne vajtje pa problem vetem personat me dokumenta:
1- leje qendrimi Greke ,
2- leje qendrimi te cdo vendi te BE,
3- shtetas me pashaporte te cdo vendi te BE
4- personat me viza pune apo studenti.
5- personat me viza bashkim familje.
6-personat me leje pune Sezonale
Personta qe udhetojne duhet te kene me vete
- Passenger Locator Form (PLF) e plotesuar nga Dispeceri i operatorit
- Tampon PCR COVID 19 Negativ jo me i vjeter se 72 ore
.
KUSHTET E LEVIZJES SE LIRE ME PASAPORTE BIOMETRIKE NE BE JANE :
Çfarë dokumentesh duhen për të udhëtuar?
Në rastin kur pasagjerit nuk i kërkohet vizë hyrjeje për në destinacionin ku udhëton, atëherë
dokumentacioni për udhëtim duhet të përfshijë:
- pasaportën biometrike;
- bileta e Udhetimit vajtje ardhje
- siguracionin e shëndetit për udhëtimin për ditët e qëndrimit;
- ftesën orgjinale nga pala pritëse ose, në mungese të saj, rezervimin e vlefshëm të hotelit;
- mjete monetare të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin (minimalisht 80 euro në ditë)
Rregullore per transportin nderkombetar
Disa informacione përpara se të filloni udhëtimin...
1. PRENOTIMI DHE BLERJA
Gjenden më shumë agjenci në Shqipëri dhe Greqi të cilat mund të shesin ose japin informacion mbi udhetimet dhe cmimet.
2. CALL-CENTER
Mund të telefononi cdo ditë të javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 19:00 . Ju kujtojme se prenotimi bëhet vetëm me blerjen e biletës
3.MODIFIKIMI I BILETES
Udhëtuesit mund të modifikojnë biletat e blera pranë agjencive përkatëse. Ndryshimi i datës do të pranohet ne cdo rast:
4. INFORMACIONE
Informacionet mbi oraret, cmimet dhe ofertat jepen në orarin zyrtar në numrin telefonik
+355 422346197. Në këtë numër mund t'Ju jepet informacion në kohë reale mbi vendet e lira dhe cmimet përkatëse. Oraret, cmimet dhe numri i ndenjëses Ju percaktohet në momentin e blerjes së biletës. Jashtë orarit zyrtar informacioni mund të merret nëpërmjet adresës elektronike info@erlitravel.com
5. BILETA
Bileta përbën dokumentin përfundimtar të udhëtimit dhe mund të blihet pranë agjencise
6. PREZANTIMI PARA NISJES
Pasagjerët duhet të paraqiten 30 min para orarit të nisjes së autobusit. Në kohë fluksi paraqitja është e detyrueshme 45 min. para nisjes. Në rast mosparaqitje në kohët e caktuara më lart, vendi konsiderohet si i lirë dhe i gatshëm për tu rishitur tek pasagjeri ardhshem.
7. BAGAZHET
Përmbajtja e bagazheve nuk sigurohet dhe është në ngarkim të secilit pasagjer. Shoqëria ruan të drejtën për të kryer kontrolle mbi bagazhet e transportuara dhe dokumentet e udhëtimit në cdo moment deri në mbërritjen e tij në destinacion. Etiketimi i bagazheve bëhet për t'ju ardhur në ndihmë kontrolleve doganore dhe të autoriteteve publike dhe kjo nuk do të thotë marrje në dorëzim. Kompania qe ben Transportin nuk mban asnjë përgjegjësi në rast vjedhje, ndërhyrje apo humbje të bagazheve. Udhëtuesi ka të drejtën e transportit falas të bagazheve të dorës dhe mund ta sistemojë atë në vendin e përcaktuar brenda në bord pa shkaktuar shqetësim për të tjerët. Në rast humbje të bagazheve duhet të njoftohet Kompania qe ben Transportin
Në rast se bagazhi gjëndet, pasagjeri duhet të kujdeset vetë për tërheqjen e tij.
8. DOKUMENTET PER KALIMIN E KUFIRIT DHE VIZAT
Kushti themelor për të gjithë pasagjerët është të jenë të paisur me dokumente të rregullta dhe të vlefshme për kalimin e kufirit. Në këtë mënyrë asnjë pasagjer nuk do të lejohet të udhëtoi në mungesë të tyre dhe në këtë rast nuk do të bëhet asnjë rimbursim në favor të atij që thyen këtë rregull.
9. NDALESAT NE RESTORANTE DHE TUALET
Ndalesat në restorante dhe tualet janë të parashikuara gjatë udhëtimit. Udhëtarët duhet të respekojnë në mënyrë të përpiktë kohën e përcaktuar të ndalesës. Bazuar në këto ndalesa, përdorimi i tualet-it në bord do te lejohet vetëm në raste emergjence.
10. DUHANI
Konsumimi i duhanit është i ndaluar në të gjitha mjetet e linjave
11. TRANSPORTI I TE MITURVE
Të miturit nën moshën 18 vjec nuk u lejohet udhëtimi nëse nuk janë të shoqëruar nga një i rritur. Fëmijët poshte moshës 18 vjec duhet të paisen me një prokure të leshuar nga prindërit.
12. TRANSPORTI I KAFSHËVE
Transporti i kafshëve nuk lejohet në mjetet e linjes
=== Nderprerje te shërbimit dhe këshilla për udhëtimin
Në rast se shërbimi anullohet për shkak të kushteve meteorologjike, operative ose rrethana të tjera te paparashikuara, kompania do të njoftoje pasagjeret nëpërmjet faqes në internet si edhe në të gjitha pikat e autorizuara. Këto këshilla për udhëtimin do të përditësohen sipas ndryshimit të rrethanave dhe kushteve.
.