top of page
Amsterdam , Hagë dhe Rotterdam
 
4 ditë- direkt  nga  Tirana
Detajet e turit

Dita e Parë :

Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Eindhoven në orën 09.55. Transferimi me Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 10:30. Mbrritja në Tiranë në orën 13:00.

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori përpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

OPSIONALE

Nga data 21 MARS e deri me date 12 MAJ  do te jet i hapur per tu vizituar Kopshti I Tulipaneve "Keukenhof"

Per te gjitha turet qe do te zhvillohen ne keto data do te ofrohet vizita ne kopshtin e Tulipaneve.

Bileta e Hyrjes bashk me Transportin do te kuptoj 35 euro per person (te rritur) , per fmijet deri ne 11 vjec cmimi eshte i pergjysmuar.

 

Udhëtim në Amsterdam

DATAT E NISJEVE

Nisja: 02-05-2024

Çmimi Total  -  998 € , per  dy  persona

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page