top of page

ZAKYNTHOS - VERE  2024

6 dite e 5 nete

❗Hotel Strada Marina 4*.

6 DITE PLAZH NE ISHULLIN ME FAME BOTERORE TE ZAKYNTHOS
Ekskursione cdo dite per te vizituar plazhe te ndryshme te Zakynthos si:
** Laganas Beach
** Navagios Beach (lundrim me traget)
** Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
** Bananas Beach
** Zante

.

DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE

MUAJI QERSHOR
Nisje 25 Qershor —  359€

MUAJI KORRIK
Nisje 02 Korrik —  379€
Nisje 09 Korrik —  399€
Nisje 16 Korrik — 399€
Nisje 23 Korrik —  399€
Nisje 30 Korrik —  399€

MUAJI GUSHT
Nisje 01 Gusht —  399€
Nisje 06 Gusht —  399€
Nisje 11 Gusht —  399€
Nisje 16 Gusht —  399€
Nisje 21 Gusht —  399€
Nisje 26 Gusht —  399€
⭐⭐⭐⭐
Akomdodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje ne qender te Zantes dhe buze detit

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1:

Plazh ne Laganas Beach dhe Vizite ne Zante

*Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës së hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës.
Vazhdimi i udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në hotel Strada Marina 4 Yje, në qëndër të Zantes në qytetin kryesor të ishullit.
Pas akomodimit në hotel transferohemi në Laganas beach (9 km larg Zantes).
Kohë e lirë për plazh në Laganas.
(Klientët që nuk dëshirojnë të vijnë në Laganas, mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit e pozicionuar në tarracën e tij).
Pasdite kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar në qendrën e qytetit ju mundëson të shëtisni lirisht në Zante  duke frekuentuar cdo aktivitet të saj. Taverna të shumta dhe lokalet më të njohura për organizime eventesh dhe party ndodhen vetëm në Zante, qytetin më të madh dhe të rëndësishëm të ishullit Zakynthos.

DITA 2:

Plazh Banana Beach dhe Porto Zoros
 
*Mengjesi ne hotel
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel.
*Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës së qytetit.

DITA 3:

Plazh dhe Shetitje me Traget në Navagios beach (Shipwreck)
 
*Mengjesi ne hotel. Pas mëngjesit  do të nisim aventurën BLU, ku në portin e Zante na pret trageti për të vazhduar lundrimin drejt një prej plazheve më të famshëm botëror si NAVAGIOS BEACH (Shipwreck).
*Opsionale: Ekskursion me traget në një prej plazheve më të famshëm botëror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre përrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit në brëndësi të shpellës krijojnë lojëra ngjyrash të purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Në Porto Vromi do mund të shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon në Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brëndësi për t’iu krijuar mundësinë për fotografi, ku gjjithashtu do të mund te shikojme përsëri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar më në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura jonë Blu rreth ishullit të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuarët tuaj përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe për të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes,  do të përshkrojmë disa nga plazhet me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni gjatë pushimeve tuaj në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 30 eur për të rritur dhe 20 eur për fëmijët (2 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit).
*Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante.
—–

(Shenim: Per plazhin Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve, ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit.
Ndalesat e plazheve te lejuara per zbarkim qe do te shfrytezohen nga anija, do te komunikohen nga kapiteneria e anijes)

DITA 4:

Plazh ne Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
 
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit në hotel, nisemi drejt limanit të Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të mrekullueshëm të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një ekskursion shumë i rekomandueshëm dhe një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni.
Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Hotel- limani Agios Sostit – Hotel është e përfshirë në cmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 eur).
*Mbrëmje e lirë për te frekuentuar jetën e natës në Zante.

DITA 5:

Plazh ne Tsilivi Beach ose Ekskursion në Ishullin e Kefalonias

*Mengjesi ne hotel
Pas mëngjesit në hotel nisemi kësaj radhe drejt veriut të ishullit në Tsilivi Beach një tjetër plazh shume i frekuentuar në ishull. I pozicionuar në pjesën veri-lindore të Zakynthos dhe rreth 10 km nga Zante, Tsilivi Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen rreth plazhit.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi në hotel.
*Opsionale: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit.  Ndalesa e parë do jetë në  shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizojë në këtë shpellë një nga koncertet e saj. Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të carë e cila lejon që rrezet e djellit dhe  gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë.
Pas drekës sonë nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristike të zonës.
Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje pamje panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos.  Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit).
*Mbrëmje e lirë për të frekuentuar jetën e natës në Zante.

DITA 6:

Ndalese në Janinë dhe Kthimi
 
*Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri.
Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit.
Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri
*Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.

Në çmim përfshihet

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Të gjitha shëtitjet dhe transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite
3) Akomodimi për 5 netë në hotel STRADA MARINA 4 YJE në qendër të Zantes buzë detit dhe pranë lokaleve, restoranteve dhe tavernave të qytetit.
4) Mëngjeset në restorantin e hotelit gjatë qëndrimit në Zakynthos
5) Përdorimi i pishinës së hotelit
6) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar

.

Në çmim nuk përfshihet

a) Drekat dhe Darkat
b) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
c) Shezllonet gjatë plazhit
d) Taksa lokale e Greqisë 3 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
e) Ekskursionet opsionale në program.

Shenime:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 23:10 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajnë 80€
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 100€ zbritje nga cmimi i afishuar

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.

——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

Zante Royal Resort 4*

6 DITE PLAZH NE ISHULLIN ME FAME BOTERORE TE ZAKYNTHOS
Ekskursione cdo dite per te vizituar plazhe te ndryshme te Zakynthos si:
** Laganas Beach
** Navagios Beach (lundrim me traget)
** Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
** Bananas Beach
** Zante

.

DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE

MUAJI QERSHOR
Nisje 25 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 459€

MUAJI KORRIK
Nisje 2 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 479€
Nisje 9 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 16 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 23 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 30 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€

MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 6 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 11 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 16 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 21 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€
Nisje 26 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 499€

Akomdodimi ne Zante Royal Resort 4 Yje buze plazhit, ne Vasiliki (Zakynthos).

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje

*Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës së hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës.
Vazhdimi udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit te Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në Zante Royal Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusive.
Kohë e lirë për plazh në Resort.

DITA 2: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion në Banana Beach dhe Porto Zoros
 
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
*Ne mbremje pas shijimit të darkës për klientët që deshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensise do te mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30.

*Opsionale: Ekskursion në Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel. (Transferta Resort – Banana Beach – Resort është e përfshirë në cmimin e paketës).

DITA 3: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Eskursion me Traget në Navagios Beach (Shipwreck)
 
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.

*Opsionale: Ekskursion me traget në një prej plazheve më të famshëm botëror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre përrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit në brëndësi të shpellës krijojnë lojëra ngjyrash të purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Në Porto Vromi do mund të shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon në Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brëndësi për t’iu krijuar mundësinë për fotografi, ku gjjithashtu do të mund te shikojme përsëri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar më në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme të Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura jonë Blu rreth ishullit të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuarët tuaj përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe për të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes,  do të përshkrojmë disa nga plazhe me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni gjatë pushimeve tuaj në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 30 eur për të rritur dhe 20 eur për fëmijët (2 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).
—–
(Shenim: Per plazhin Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve, ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit.
Ndalesat e plazheve te lejuara per zbarkim qe do te shfrytezohen nga anija, do te komunikohen nga kapiteneria e anij

DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
 
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.

*Opsionale: Ekskursion në limanin Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të mrekullueshëm të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një eskursion shumë i rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni.
Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani Agios Sostit – Resort është e përfshirë në cmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 eur).

DITA 5: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje

*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
*Në mbrëmje pas shijimit të darkës për klientët që dëshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensise do të mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30

*Opsionale ekskursion ditor: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit.  Ndalesa e parë do jetë në  shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizojë në këtë shpellë një nga koncertet e saj. Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të carë e cila lejon që rrezet e djellit dhe  gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë.
Pas drekës sonë nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristike të zonës.
Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje pamje panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos.  Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjec) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).

DITA 6: Ndalese në Janinë dhe Kthimi
 
*Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri.
Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit.
Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri
*Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.

Në çmim përfshihet

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit.
2) Të gjitha transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite.
3) Akomodimi për 5 netë në hotel ZANTE ROYAL RESORT 4 YJE buzë plazhit në zonën e Vasilikis.
4) Shërbimi All Inclusive gjatë qëndrimit në Resort.
5) Përdorimi i pishinës dhe rrëshkitëseve të Resortit.
6) Animacione gjatë pushimeve në resort për të rritur dhe fëmijë.
7) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar.

Në çmim nuk përfshihet

a) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€).
b) Shezllonet gjatë plazhit.
c) Taksa lokale e Greqisë 3 euro nata për dhomë në hotel me 3 yje, dhe 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
d) Ekskursionet opsionale në program.

Shenime:

►Duhet të dini se:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) të ditës së hënë.
➤ DURRËS: Ora 23:10 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€.
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€.

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.

——————————————————

SHERBIMI ALL INCLUSIVE
➤ MENGJESI: 7:00 – 10:00.
➤ DREKA 12:30 – 14:30.
➤ APERITIV: 16:00 – 17:00 (kafe, caj, ëmbëlsira, mini sanduich, mini molto dhe biskota).
➤ DARKA: 18:30 – 21:30.
Gjatë shijimit  të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, pije të ngrohta, ujë mineral.
➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA  (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase: Whisky, Gin, Vodka, Rum, Tequila.
(**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
➤ Wireless ofron akses falas në zonen e hollit të hotelit. Wifi në dhomë është me ekstra pagese: 1 ditë – 5 euro, 3 ditë – 10 euro, 5 ditë – 15 euro.
➤ Aksesi i pishinës me slide është i përfshirë në cmim.
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 250€ mbi çmimin për person.

bottom of page