top of page

Korfuz  -  Vere 2024

7 ditë  e 6 nete

7 Dite Plazh

 – All Inclusive – Royal Grand Hotel 3*S

Paleopolis 110, Kanoni, Kerkira 491 00, Greece Corfu Town Corfu Greece

në shërbimin All Inclusive + Transporti + Ekskursione.

Ekskursione cdo ditë për të vizituar plazhe të ndryshme të Korfuzit si:
** Paleokastrica
** Lundrim me traget dhe shëtitje në ishujt Paxos – Antipaxos
** Tur qyteti në Këlkyrë


MUAJI QERSHOR
Nisje 02 Qershor —  475 €
Nisje 08 Qershor —  495 €
Nisje 14 Qershor —  525 €
Nisje 20 Qershor —  525 €
Nisje 26 Qershor —  525 €


MUAJI KORRIK
Nisje  02 Korrik —  575 €
Nisje  08 Korrik —  575 €
Nisje  14 Korrik —  625 €
Nisje  20 Korrik —  675 €
Nisje  26 Korrik —  675 €


MUAJI GUSHT
Nisje 01 Gusht —  675 €

Nisje 07 Gusht —  675 €

Nisje 13 Gusht —  675 €

Nisje 19 Gusht —  675 €

Nisje 25 Gusht —  675 €

Nisje 31 Gusht —  625 €

 


MUAJI SHTATOR
Nisje 06 Shtator —  575 €

Nisje 12 Shtator —   525 €

 

PERSHKRIMI RESORTIT

Me pamje nga gjiri magjepses i Kanonit, i vendosur ne nje rajon simpatik te njohur per historine e tij te pasur kulturore, ushqimin e shkelqyer dhe pamjet e jashtezakonshme. Hoteli Royal Grand me 3 yje superior ne ishullin e Korfuzit eshte zgjidhja perfekte per nje pushim te zhytur ne atmosferen relaksuese te nje ndertese historike te ngrohte dhe komode, vetem pese minuta nga qendra historike, e rrethuar nga mrekullite e pamjeve.Royal Grand Hotel 3 Yje Superior i rinovuar plotesisht gezon nje stil arkitekturor spektakolar, duke ofruar nje atmosfere te kendshme dhe lehtesira unike per te gjithe mysafiret e tij per cdo qellim qe ata jane duke udhetuar. Royal Grand Hotel 3 Yje Superior ka 123 dhoma dhe suita luksoze, 2 restorante, 2 bare dhe 1 kafeteri me nje tarrace te bukur me pamje nga ishulli i miut, marka tregtare e Korfuzit dhe aeroportit.Dekori modern, sherbimi i persosur dhe vemendja e personalizuar ndaj detajeve sigurojne nje qendrim te rehatshem ne nje ambient elegant. Nje pishine e bollshme dhe nje pishine per femije me uje deti presin per t’ju freskuar dhe plazhi me i afert i organizuar me rere do te gjendet vetem 300 metra larg. PLAZHI I KANONIT Vetem 300 metra larg hotelit ndodhet plazhi i izoluar i Kanonit. Kanoni ka plazh te bukur me guralece dhe gjithashtu ofron pamjet me te mrekullueshme te ishullit te Miut me manastirin e Pantokratorit dhe manastirin Vlaherna me te cilin bashkohet nepermjet nje ure te vogel. Ngjyrat, kaltra e ndezur, bluja e detit, jeshilja smerald perbejne nje oaz per syte dhe shqisat, nje liman te qete me pamje te mrekullueshme te detit Jon.

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1:

*Nisje në orën 00:10 në drejtim të Igumenicës. Pas një pushimi për mëngjes vazhdojmë rrugëtimin duke kaluar nga dogana e Qafë Botë. Më pas me traget nga porti Igumenicëes udhëtojmë drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 orë e 30 minuta.
*Mbërritja në Korfuz dhe transferta për në Messonghi Beach Resort 4 Yje superior (20 km larg qytetit Këlkyra).
Në recepsionin e hotelit guida (shoqëruesi) do ju asistoj në procedurat e check in-it dhe akomodimit në dhoma.
Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive të hotelit, duke përdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit.
Gjatë qëndrimit tuaj në hotel Royal Grand, guida e agjensisë do të jetë në asistencën tuaj cdo ditë duke u kujdesuar për kërkesat tuaja.
Informacion: Guidën  mund ta gjeni në cdo moment në hollin e resortit në hapsirën e dedikuar për agjensinë tonë.

 

DITA 2:

Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambjentet e resortit në shërbimin All Inclusive.

 *OPSIONALE: Ekskursion ne plazhin Paleokastritsa (perfshire ne cmimin e paketes)
Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli per plazh ne Paleokastritsa.
Gjate qendrimit ne Paleokastritsa, mund te relaksoheni ne nje nder plazhet me te bukur dhe te njohur te Korfuzit. Gjithashtu se bashku me guiden do te mund te organizojme shetitje me varka per te zbuluar me shume gjirin e Korfuzit ne afersi te Paleokastritses.
Gjate rruges ndalese ne fabriken e pijeve dhe likereve “Koum Kouat”.
Qendrimi per plazh deri pasdite dhe sipas deshires vizite ne Akuariumin dje Manastirin e Paleokastritses.
Kthimi ne hotel per darken.

DITA 3:

Kohe e lire per pushim ne ambientet e hoteli ne sherbimin All Inclusive, ose ne plazhin e afert te Kanonit

*OPSIONALE: Ekskursion ne ishujt Paxos – Antipaxos me traget  (Cmimi per person 30€ transferta + guida + bileta e tragetit).
Pas mengjesit ne hotel, kjo dite do te jete e dedikuar per te vizituar ishujt Paxos – Antipaxos.
Ne oren 8:00 do te largohemi nga hoteli ne shoqerine e guides ne portin kryesor te Korfuzit ku do te startojme udhetimin me anije per vizite dhe plazh ne ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS. Ne kete shetitje te mrekullueshme do te kemi mundesi te vizitojme shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai .
Vizite panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis dhe Plazh ne ujerat kristal te Antipaxos ne Paradise Beach.
Me pas ndalese ne fshatin Gaios per plazh, shetitje dhe konsumimin e drekes.
Kthimi ne port pasdite rreth ores 19:00 dhe kthimi ne hotel per te shijuar darken.

 

DITA 4:

Kohe e lire per pushim ne ambientet e hoteli ne sherbimin All Inclusive, ose ne plazhin e afert te Kanonit

*OPSIONALE: Ekskursion ne mrekulline e Korfuzit, Plazh ne  Sidari (perfshire ne cmimin e paketes)
Sidari eshte zona me turistike pergjate bregdetit verior te Korfuzit.
Ndodhet prane nje gjiri te madh qe ofron disa plazhe ne nje zone shume te zhvilluar.
I famshem per Canal d’Amour (kanali i dashurise), i cili eshte nje kryeveper e mrekullueshme e natyres e gdhendur nga deti dhe era gjate shekujve.
Canal d’Amour ngjason is nje peizazh henor, unik ne detin Mesdhe.
Canal d’Amour i Sidarit perbehet nga disa shkembinj shkembore qe formojne nje kanal te vecante detar dhe disa gjire te kendshem ku mund te arrihen nepermjet shtigje.
Ju sugjerojme gjithashtu te zhyteni ne ujin e kristal te Sidarit dhe te zbuloni shpellat ujore.
Emri Canal d’Amour vjen nga nje legjende e lashte qe thote se nese dy persona notojne ketu se bashku, ata do te dashurohen…

.

 

DITA 5:

Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambjentet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

.

DITA 6:

Kohe e lire per pushim ne ambientet e hoteli ne sherbimin All Inclusive, ose ne plazhin e afert te Kanonit

*OPSIONALE: Ekskursion ne qytetin e Kelkyres.
Pasdite ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli drejt Kelkyres (qyteti kryesor i Korfuzit) per te vizituar Sheshin Venecian (i cilesuar si nje nga sheshet me te medha ne Greqi ) , Kalaja e vjeter Paleo Frouria, etj…
Qendrimi ne Kelkyre deri ne mbremje dhe kthimi ne hotel per darken.

 

DITA 7:

Kohe e lire per plazh deri ne oren 12:00.
Largimi nga hotelit dhe nisja drejt Shqiperise.
Lundrimi me traget nga Kelkyra ne drejtim te Igumenices. Pas mberritjet ne portin e Igumenices nisja drejt Tiranes dhe mberritja ne mbremje.

.

Në çmim përfshihet

1) Akomodimi për 6 netë në  Hotel Royal Grand 3* Superior.
2) Shërbimi All Inclusive në resort.
3) Shezllonet e Pishines.
4) Asistenca me guidë (shoqërues) shqiptar gjatë qëndrimit në resort.
5) Transferta Tiranë – Korfuz – Tiranë.
6) Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë.
7) Ekskursioni në plazhin Paleokastrica (transferta).
8 ) Ekskursioni në qytetin e Këlkyrës (transferte + guide).

.

Në çmim nuk përfshihet

1) Taksa turistike 3€ dhoma për natë e cila paguhet në recepsion.
2) Shezllonet e Plazhit fillon nga 8€ dita (cadra + 2 shtreter)..
3) Ekskursioni opsionalë në ishujt Paxos – Anti Paxos.

Shenime:

►Duhet të dini se:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
➤ DURRËS: Ora 00:50 nga Plepat.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 245€
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 395€

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.
——————————————————
SHERBIMI ALL INCLUSIVE
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.

——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

Taksa Ambjentit Ditore për akomodim për një (1) natë (jo për për 1 person) në hotele në Greqi duke filluar nga 1 Janar 2024

Akomodim midis muajve Mars - Tetor

Apartament €1.50 apt/nata

Hotel 1 & 2 €1.50 dhoma/nata

Hotel 3* €3 dhoma/nata

Hotel 4* €7 dhoma nata

Hotel 5* €10 dhoma/nata

Akomodim midis muajve Nëntor - Shkurt

Apartament €0.50 apt/nata

Hotel 1 & 2 €0.50 dhoma/nata

Hotel 3* €1.50 dhoma/nata

Hotel 4* €3 dhoma nata

Hotel 5* €4 dhoma/nata

bottom of page