top of page

Mynih - Shtutgart - Nuremberg

4 dite 

Dita e Parë:

 Fluturimi Direkt Tiranë - Mynih. Nisja më 07.10 - Mbrritje më 09.20. Nisja për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Shtutgarrt. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Mbrritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Tiranë. Nisja nga Mynih më 09.55 - Mbrritje në Tiranë më 11.50.

 

Çmimi përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

  •  

Mynih - Shtutgart - Nuremberg

DATAT E NISJEVE

Nisja: 26-04-2024

Çmimi Total  --  728 €

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page