top of page

Zyrih-Bazel-Ski ne Davos

Zyrih, Bazel - Ski në Davos , 4 dite

Zyrih-Bazel-Ski ne Davos

Zyrih, Bazel - Ski në Davos
Date 24 janar 2026 , 4 dite fillon nga 426€ personi

Detajet e turit

Dita e Parë:
Fluturimi direkt me avion Tiranë - Bazel. Nisja në orën 07.00. Mbrritja në orën 0920. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel - Mulhouse.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Liechtenstein. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Qytet Shtetin, Liechtenstein. Në qytet vizitohet: Kështjella e Princit nga jashtë, Katedralja St Florin, Ura mbi Rein, Parlamenti. Vazhdon udhëtimi në Davos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Mbrritja në Davos. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Davos. Fjetje në hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 09.55. Mbrritja në 12.00.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus
4. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Zyrih, Bazel - Ski në Davos

Datat e nisjeve

Nisja: 24-01-2026

24 Janar
Çmimi Total 851 € per dy persona akomodimi ne dhome dyshe

KUJDES: Cmimi eshet dinamik dhe i ndryshushem pasi eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit , cmimin e sakte e marim ne momenrin e rezervimit

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page