VITI I RI 2025 NE STAMBOLL
VITI I RI NE STAMBOLL €349 (ME AIR ALBANIA)
Itinerari i fluturimeve me kompaninë Air Albania 30 Dhjetor - 2 Janar:
30 Dhjetor:
Tiranë-Stamboll
07:00- 10:40
2 Janar:
Stamboll-Tiranë
23:00- 22:40
-Akomodimi Hotel Vatan Asur 4*
Mbrëmja e ndërrimit te viteve me darkë Gala në Kroçiere në Bosfor (140 euro/person)
Program
1 DITA E PARË
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi direkt për në Stamboll.
Mbërritja në Stamboll.
Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 30 Euro
Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel ne Stamboll (Prane zones historike)
Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.
2 DITA E DYTË
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi ne Stamboll është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
Hyrja Falas
Pas vizitës në pazar, nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 55 Euro
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I në Stamboll. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas
Vazhdon Vizita në Shën Sofise – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja 25 euro
Qendrim i lire.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel.
3 DITA E TRETË
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453.
Hyrja 25 Euro
Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
(Vizite Panoramike)
Nisja për në Kabatas, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 1.5 - 2 orë në varësi të moti ne Stamboll, në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro - Lundrim rreth 2.5 orë. (Pjesemarrje e detyruar)
Pas xhiros me anije do të vazhdojmë vizitën në lagjen më të famshme të stambollit e njohur si Lagjia Balat, ku do te shohim ndertesat dhe rrugicat shumngjyreshe. Me pas vazhdojme drejt Kishes Katedrale Patriarkale te Shën Gjergjit e cila është katedralja kryesore ortodokse në Stamboll.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Kthimi në Hotel.
4 DITA E KATËRT
Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt Kodrës Camlica.
Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kur moti ne Stamboll eshte i ngrohte dhe pa re nga ketu merrni nje pamje spektakolare te qytetit. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
Vizite ne xhamine Camlica e ndertuar nga Presidenti Erdogan me financat e tij sin je shenje falenderimi perkundrejt popullit te Stambollit.
Hyrja e lirë
Pas vizitës në Camlica do të keni mundësinë të ndaloni në një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke për të provuar shijet e ndryshme të tyre.
Transferta në drejtim të Aeroportit.
Rrugës ndalojmë në Qendren 212 per shopping.
Mberritja në aeroport dhe flluturimi direkt për në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.
Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
EKSKURSIONET EXTRA
1. Lundrim me anije në Bosfor – 2 orë për të parë Europën dhe Azinë - €10.
2. Anije me shfaqje dhe darkë €35, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3. Bileta e hyrjes ne Top Kapi -€55
4. Bileta e hyrjes ne akuarium - €30
5. Muzeu Historik Panorama 1453 - €25
6. Miniaturk - €25
Mbremja e Vitit te Ri
*Mbremja e Vitit të Ri në Krociere në Bosfor* - 140 euro/person
-Darka e ndërimit të viteve
-Pije pa limit
-Shfaqje, Muzikë live dhe DJ (6 orë)
-Kërcimtare Haremi dhe Belly Dance
-Fishekzjarret në Bosfor dhe Shampanjë në orën 00:00
Shënime
-AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA 100 EURO!
-NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR!
-PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES!
-FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 2 - 9.99 VJEC, DO T'I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR!
-PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME!
-AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE!
-AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ!
-NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR!
-PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME ORARET E FLUTURIMIT QE MUND TE KRYHEN NGA KOMPANIA AJRORE JU DO TE NJOFTOHENI NE KOHE REALE.
-PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM!
-GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE!
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
Included
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Përdorimi i pishinës dimërore dhe SPA
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Not included
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.