top of page
Zanzibar

Shen Valentini ne Zanzibar - 8 dite
Shen Valentini ne Zanzibar
13 - 19 Shkurt 2026
8 dite - Çmimi: 1850 Euro / person
Fluturimi Shqiperi – Zanzibar
Nisja nga Tirana Airport (TIA) – 12:50. Mbërritja ne tranzit (DXB) 20:10 dhe – Zanzibar (ZNZ) 05:00 (14 Shkurt)
Fluturimi Zanzibar– Shqiperi
Nisja nga Zanzibar (ZNZ 21:30)– tranzit DXB 08:10. Mbërritja në Shqipëri (TIA) – 11:50 (20 Shkurt).
Hotelet per kete udhetim:
Filao Beach Resort by Sansi 4*
Çmimi: 1850 Euro / person
Dita 1: Nisja
Nisemi nga aeroporti i Tiranës (TIA) në orën 12:50.
Dita 2:Mbërritja në Zanzibar
Mbërritja në Zanzibar në orën 05:00. Transferta në hotel dhe akomodimi. Ditë e lirë për të pushuar në plazhin e mrekullueshëm të Matemëe.
Dita 3: Safari
Pas mëngjesit, mund të shijoni një ditë të mrekullueshme Safari në Ril Mikumi National Park.
(Tur Opsional me pagese shtese).
Nisja herët në mëngjes nga Zanzibar. Pas një fluturimi të shkurtër, mbërrini në park dhe nisni menjëherë safarin me makinë 4x4. Gjatë ditës do të keni mundësi të shihni kafshë të egra si elefantë, luanë, zebrës, xhirafa dhe shumë të tjera në habitatin e tyre natyror. Pasdite ktheheni me avion, duke përjetuar një aventurë të paharrueshme brenda vetëm një dite..
Darka në hotel.
Dita 4: Prison Island
Pas mëngjesit, mund të bëni një ekskursion në Stone Town dhe Prison Island, dy nga atraksionet më interesante të Zanzibarit.(Tur Opsional me pagese extra)
Në Stone Town, do të shëtisni nëpër rrugicat e ngushta me arkitekturë tradicionale, do të vizitoni tregun lokal, shtëpitë historike dhe muzeume si ai i Sulltanit ose shtëpia e Freddie Mercury.
Më pas, mund të udhëtoni me varkë drejt Prison Island, ku do të takoni breshkat gjigante dhe të notoni në ujërat e kristalta.
Ky ekskursion ofron një përzierje perfekte mes kulturës, historisë dhe relaksit. Dreka e perfshire.
Ne mbremje Kthim ne hotel dhe Darka ne Hotel.
Dita 5: Dite e lire
Ditë e lirë për të shijuar plazhin e Matemwe. Mëngjes dhe darkë e përfshirë në hotel.
Dita 6: Mneba Island
Mund të përjetoni një ditë të mrekullueshme duke nisur me një udhëtim në Mnemba Island.
(Tur opsional me pagese shtese).
Ju pret një përvojë unike me delfinët – do të keni mundësinë t’i shihni nga afër në habitatin e tyre natyror dhe, nese jeni me fat, edhe të notoni pranë tyre.
Noti mbi shkëmbinjtë koralorë është një tjetër përvojë mahnitëse që ofron ky ishull.
Pas kthimit, mund të vizitoni Baraka Aquarium, një vend i këndshëm ku do të ushqeni dhe notoni me breshka deti, duke mësuar më shumë për ruajtjen e tyre.
Një kombinim i përsosur mes aventurës dhe ndërveprimit me natyrën.
Dita 7: Ditë e lirë
Ditë e lirë për plazh deri në mbërritjen e mbrëmjes kur do të merrni fluturimin për në Tiranë. Mëngjesi i përfshirë.
Dita 8: Kthimi
Mbërritja në Tiranë.
Përfshihen në paketë
• Fluturimi vajtje/ardhje (bagazh 20 kg)
• 5 netë akomodim në hotel 4 yje me mëngjes dhe darkë
• Transfertat me autobus, nga / ne aeroport.
• Shoqërues Shqiptar nga agjensia
Nuk përfshihen në paketë:
• Viza turistike (50 Euro)
• Drekat
• Bakshish per guiden dhe shoferin (rreth 5 euro/person/dite)
•Gjithçka që nuk përmendet në rubrikën “Përfshihet”
• Paketa e ekskursioneve shtese te permendura ne program : 590 euro ku perfshihen:
- Safari ne Mikumi Park Tanzani me avion vajtje-ardhje, dreke, Jeep dhe guide - 480 Eur/person
- Stone Town dhe Prison Island me dreke te perfshire, transport me varke dhe guide lokale - 60 euro/person.
- Mneba Island, hyrjet ne Baraka Aquarium, Not me Delfinet, Dreka, Transfertat dhe guide locale - 50 Euro/person.
bottom of page
