top of page
PRAGË 3 DITË (Z)

UDHËTIM NË PRAGË 3 DITË, €299
UDHËTIM NË PRAGË 3 DITË, €299
===========
►7-9 Shkurt €299
Vizitohet: Prage
Price Includes
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Price Excludes
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Hyrja në monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa lokale 2 EURO për person/natë
Itinerary
Day 1: Dita e parë:
Takimi me shoqëruesin 3 orë përpara në Rinas.
Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 12.10 - Mbërritje në Pragë më 14.10.
Pasi të kemi mbaruar me procedurat aeroportuale do të nisemi drejt qendrës se qytetit të Pragës.
Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.
Do te ecim drejt sheshit të Qytetit të Ri, do vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Qendrim i lire ne qytet.Fjetje në hotel dhe fundi i shërbimit tonë për ditën e parë.
Day 2: Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë.
Mbërritje në Karlovy Vary dhe shëtitje në qytet, ku do të vizitojmë pikat kryesore turistike;
-Kolonada e Millës (Mill Colonnade)
-Kolonada e Burimit të Nxehtë (Hot Spring Colonnade)
-Kisha e Shën Marisë Magdalenë
Do shëtisim në pedonalen kryesore përgjate lumit Tepla, që është një nga zonat më tërheqëse të qytetit.
Pas vizitave në Karlovy Vary, do të drejtohemi për ne Keshtjellën e Pragës, e cila është edhe kështjella antike më e lashte në botë.
Pas vizitave drejtohemi drejt hotelit. Sistemim dhe fjetje në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e dytë.
Day 3: Dita e tretë
Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Lagjen Vysheherad.
Pas kësaj ndalese, transferimi për në Aeroport.
Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë.
Nisja më 14:45 - Mbrritje në Tiranë më 16:40.
Day 0: POLITIKAT E UDHËTIMIT
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
bottom of page