top of page

Portugali - 6 Dite

Portugali - 6 Dite

Udhetim ne Portugali , 6 dite

Udhetim ne Portugali

Nisja 01 Maj 2026
Kthimi 06 Maj 2026

Fluturimi Tirane - Lisbon:
01 Maj Tia 14.05 - BGY 16.00 / BGY 21.10 - LIS 23.10

Fluturimi Porto - Tirane:
06 Maj OPO 09.05 - BGY 12.35 / BGY 16.25 - TIA 18.10

Çmimi:
€ 849 / person

Dita 1 – 22 Prill | Tiranë – Lisbonë

Nisja nga Tirana ne oren 14.05. Mberritja ne Lisbonë ne oren 23.10, (me tranzit ne Bergamo).Transferta dhe akomodimi ne hotel.
Dita 2 – 23 Prill | Lisbonë – Vizitë e qytetit

Pas mëngjesit në hotel do të zhvillohet vizita e qytetit të Lisbonës, një nga kryeqytetet më të bukura dhe historike të Evropës. Gjatë turit do të vizitohen sheshi i famshëm Praça do Comércio, Rossio Square, si dhe lagjja historike Alfama, e njohur për rrugicat e saj karakteristike dhe atmosferën autentike portugeze. Më pas vizita vazhdon me monumentet më të rëndësishme të qytetit si Katedralja e Lisbonës (Sé), Belém Tower, Jerónimos Monastery dhe Monument to the Discoveries, që lidhen me epokën e zbulimeve të mëdha portugeze. Gjatë vizitës do të jetë mundësia për të provuar edhe ëmbëlsirën tradicionale portugeze Pastéis de Belém.
Pasdite kohë e lirë për shëtitje individuale ose shopping.
Akomodim dhe fjetje në Lisbonë
Dita 3 – 24 Prill | Ekskursion Sintra – Cabo da Roca – Cascais

Pas mëngjesit do të nisemi për një ekskursion ditor jashtë Lisbonës drejt Sintra, një nga destinacionet më piktoreske të Portugalisë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Qyteti është i njohur për pallatet e tij romantike dhe natyrën e bukur përreth. Gjatë vizitës do të keni mundësinë të shihni nga jashtë Pena Palace dhe të shëtisni në qendrën historike të qytetit. Më pas udhëtimi vazhdon drejt Cabo da Roca, pika më perëndimore e kontinentit evropian, ku do të ndalemi për të shijuar pamjen spektakolare të Oqeanit Atlantik. Në vazhdim do të vizitojmë Cascais, një qytet bregdetar shumë elegant dhe turistik. Pas përfundimit të vizitave, kthim në Lisbonë.
Akomodim dhe fjetje në Lisbonë.
Dita 4 – 25 Prill | Lisbonë – Porto

Pas mëngjesit dhe check-out nga hoteli do të bëhet transferi drejt stacionit të trenit. Udhëtimi do të vazhdojë me tren drejt Portos, qyteti i dytë më i madh i Portugalisë, i njohur për arkitekturën e tij historike dhe verën e famshme Porto. Udhëtimi me tren zgjat rreth 3 orë dhe ofron pamje të bukura gjatë rrugës. Pas mbërritjes në Porto do të bëhet akomodimi në hotel. Më pas do të zhvillohet një shëtitje orientuese në zonën historike Ribeira, një nga zonat më karakteristike të qytetit, me ndërtesa shumëngjyrëshe dhe pamje të bukur mbi lumin Douro.
Akomodim dhe fjetje në Porto.
Dita 5 – 26 Prill | Porto – Vizitë e qytetit

Pas mëngjesit në hotel do të zhvillohet vizita e qytetit të Portos. Gjatë turit do të shihen disa nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit, si Livraria Lello, një nga libraritë më të bukura në botë, Clérigos Tower, Stacioni i trenit São Bento, i njohur për mozaikët e tij të bukur me pllaka tradicionale portugeze, si dhe Katedralja e Portos. Vizita do të vazhdojë me shëtitje në zonën e famshme Ribeira dhe pranë urës ikonike Dom Luís I, një nga simbolet më të njohura të qytetit. Gjatë ditës do të ketë gjithashtu mundësi për të vizituar një nga kantinat tradicionale të verës Port Wine për degustim (opsionale).
Akomodim dhe fjetje në Porto.
Dita 6 – 27 Prill | Porto – Tiranë

Pas mëngjesit në hotel dhe check-out, do të bëhet transferi drejt aeroportit të Portos për fluturimin e kthimit drejt Tiranës, duke përfunduar kështu këtë udhëtim në dy nga qytetet më të bukura të Portugalisë.
Included

✓ Fluturimi V/A Tirane-Lisbon / Porto – Tirane me tranzit
✓ 3 netë në Hotel 4* ne Lisbon me mengjes
✓ 2 netë në Hotel 4* ne Porto me mengjes
✓ Udhetimi me tren Lisbon - Porto (3 ore)
✓ Transfertat me autobuz
✓ Ekskursionet e permendura ne Program
✓ Guide dhe shoqerues nga agjensia

Excluded

✕ Shpenzime personale
✕ Darkat, drekat dhe pijet
✕ Biletat e hyrjeve ne monumente , muze etj

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page