top of page

Sri Lanka

Sri Lanka

Sri Lanka , 12 - 19 Prill 2026

Sri Lanka - 9 dite
12 - 19 Prill 2026
==========
Fluturimi Shqipëri – Sri Lanka
Nisja nga Tirana Airport (TIA) – 12:50 tranzit – DXB 20:10 .Nisja (DXB)01:55 – mbërritja ne SRI LANKA (CMB) 08:10 .

Fluturimi Sri Lanka– Shqipëri
Nisja nga Sri Lanka (CMB) 02:05 – tranzit ( DXB) 05:15, nisja nga (DXB)08:10 – mbërritja Tiranë (TIA) 11:55

Çmimi: 2290 EUR për person.

OFERTE PER REZERVIM DERI 30 Nentor – 1890 Euro / person

Dita 1: 12 Prill: Tirane - Kolombo

Nisja nga Tirana 12:55, tranzit ne Dubai. Mberritja ne Kolombo, Sri Lanka ne oren 08.10 (Dt. 13 Prill)

Dita 2: 13 Prill: KOLOMBO – SIGIRIYA (3 orë e 50 min me autobus)

Mbërritja në Sri Lanka në orën 08.10, pritja nga partnerët tanë dhe transferta për në Sigiriya.
Mberritja ne Sigiriya, akomodim ne hotel dhe kohe e lire per te pushuar.
Pas pushimit do te nisemi te vizitojme Tempullin I Shkëmbit të Artë në Dambulla, i cili ndodhet mbi një shkëmb konsiderohet si qendra e Sri Lankës.
I gdhendur ne shkemb, hapsira e tij përfshin 80 shpella, ku 5 të parat janë më të rëndësishmet të cilat mbajnë pasuri me vlera te medha historike dhe fetare.
Tempulli i Shkëmbit të Artë është një ndër tempujt më frymëzues dhe mahnitës në gjithë botën.
Transferta dhe hotel dhe Darka

Dita 3: 14 Prill: SIGIRIYA - KANDY (3 ore me autobuz)

Pas mëngjesit, do të nisemi për në Sigiriya. (1 ore e 50 min me autobus).
Sigiriya, që njëherë ishte një Mbretëri e famshme, është vërtet një atraksion i madh.
Fortesa e Shkëmbit të Sigiriyas u ndërtua nga Mbreti Kasyapa I cili ka një histori për tu mbajtur në mend dhe ju mund ta zbuloni gjate kesaj vizite.
Pas kesaj vizite do te vazhdojme rrugen per ne Kandy.
Do të vazhdojmë me një vizitë në Kopshtet e Erëzave në Matale. Kanella, Kardamon, Piper, Shafran , Vanilje e shumë lloje të tjera erëzash do të shihni në këto kopshte dhe të njiheni me mënyrën e kultivimit dhe të përdorimit të tyre.
Ndalesa e fundit do te jetë në Kandy. Kandy konsiderohet si qyteti Mbretëror I Sri Lankës për shumë arsye.
Ky qytet mahnitës eshte I ndertuar në një pllajë rrethuar nga kodra dhe male shkëmborë.
Akomodim në hotel në Kandy dhe darka.

Dita 4: 14 Prill: KANDY - ELLA

Pas mëngjesit në hotel, do të niseni drejt qytetit piktoresk Ella, duke kaluar nëpër peizazhet e mrekullueshme malore të Sri Lankës.
Rruga që përshkon lartësitë e qendrës së ishullit është ndër më të bukurat në vend, e rrethuar nga male të gjelbërta, plantacione të pafund çaji dhe fshatra të vogla tradicionale.
Gjatë rrugës, do të bëni një ndalesë në Nuwara Eliya, e njohur si “Anglia e Vogël” për shkak të arkitekturës koloniale britanike, kopshteve të mirëmbajtura dhe klimës së freskët që e dallon nga pjesët e tjera tropikale të vendit.
Ky qytet elegant ndodhet në zemër të rajonit të çajit Ceylon dhe ruan ende atmosferën e epokës koloniale — me vila elegante, parqe të qeta dhe fusha golfi.
Vizitë në një Plantacion Çaji dhe në Fabrikën e Çajit, ku do të shihni nga afër procesin e përpunimit të çajit të famshëm Ceylon Tea — nga mbledhja e gjetheve të freskëta e deri te tharja dhe paketimi. Do të keni mundësinë të shijoni një filxhan çaj aromatik të freskët, direkt në vendin ku prodhohet.
Në vijim, ndalesë për foto dhe relaks pranë Ujëvarës Ramboda, një ndër ujëvarat më të njohura të rajonit, që bie mes kodrave të mbuluara me gjelbërim të dendur dhe plantacione çaji.
Më pas, udhëtimi vazhdon drejt Ella-s, një prej qyteteve më të dashura të zonës malore të Sri Lankës. Ella është e famshme për pamjet e saj mahnitëse, për ajrin e pastër dhe për atmosferën e qetë që të fton të ndalesh e të shijosh çdo moment. Peizazhet me lugina të thella, plantacione çaji dhe mjegullat e mëngjesit e bëjnë këtë vend një perlë të vërtetë të natyrës.
Pas mbërritjes, akomodim në hotel dhe pushim pas një dite të gjatë, por plot përjetime dhe pamje spektakolare.

Dita 5: 15 Prill: Ella dhe udhëtim drejt Yala-s

Në mëngjes, pas një mëngjesi të shijshëm në hotel, do të nisni ditën me vizitën në një nga simbolet më të njohura të Sri Lankës – Ura e Nëntë Harqeve (Nine Arch Bridge).
Kjo strukturë e jashtëzakonshme, e ndërtuar gjatë periudhës britanike, është një mrekulli inxhinierike që lidh dy kodra përmes një lugine të thellë, e rrethuar nga pyje tropikale dhe plantacione çaji. Ura është ndërtuar plotësisht me tulla dhe gurë, pa përdorur çelik, dhe sot është një nga pikat më të fotografuara të vendit.
Do të keni mundësi të shijoni pamjen e trenit që kalon ngadalë mbi harkët e urës, duke krijuar një skenë magjike mes gjelbërimit të dendur.
Pas kësaj vizite, do të vazhdoni me një ngjitje të lehtë në Little Adam’s Peak, një nga majat më të bukura dhe të arritshme të zonës. Shtegu është i qetë dhe i përshtatshëm për të gjithë, ndërsa në majë ju pret një pamje spektakolare panoramike mbi luginat, malet dhe fushat me çaj. Kjo është një përvojë që shpërblen çdo hap dhe ju jep ndjesinë e qetësisë dhe përbashkimit me natyrën.
Pas eksplorimit të bukurive të Ella-s, do të nisni udhëtimin drejt Yala-s, në juglindje të vendit.
Rruga kalon përmes peizazheve të ndryshme – nga kodrat e gjelbërta malore, deri në zonat e thata e të sheshta që çojnë drejt Parkut Kombëtar Yala, vendbanimi i disa prej specieve më mbresëlënëse të faunës së Sri Lankës.
Në mbrëmje, mbërritje në Yala, akomodim në resort dhe darkë në hotel, duke u përgatitur për safarin emocionues të mëngjesit pasardhës.

Dita 6: 16 Prill: SAFARI ne YALA - BENTOTA

Kjo eshte dita per nje përvojë te paharrueshme në zemër të natyrës së egër.
Gjatë një gjysmë dite safari, do të përjetoni magjinë e natyrës së egër në Parkun Kombëtar Yala, ku surprizat ju presin në çdo hap. Do të shihni elefantë madhështorë, breshka të qeta, dhe ndoshta do të keni fatin të vëreni një leopard të fshehtë. Një eksperiencë që do t’ju mbushë me emocion dhe frymëzim në zemrën e Sri Lankës.
Pas kesaj eksperience unike do te vazhdojme per ne Bentota.
Akomodimi ne hotel ne Bentota buze detit, nje pasdite te lire dhe te qete per te shijuar panoramen mahnitese te Oqeanit dhe perendimin e diellit dhe me pas te shijoni darken e shijshme qe ofrohet ne hotel.

Dita 7 : 17 Prill: BENTOTA - Oazi tropikal i Sri Lankes

Një plazh magjepsës me rërë të artë, valë të qeta dhe palma që lëkunden nën diellin tropikal.
Bentota është destinacioni perfekt për relaksim dhe aventura ujore — nga shetitjet me skaf në lumë, Jet Ski, Zhytje ne ujrat e kristalta dhe perendime te mrekullueshme romantike.
Një përzierje perfekte e qetësisë dhe adrenalinës!

Dita 8: 18 Prill: BENTOTA

Paradite e lire per plazh, dhe pas drekës do të nisemi per në Colombo.
Do të bëjmë një city tour të Kryeqytetit të Sri Lanka dhe do të shijojmë mbrëmjen në atmosferën e gjallë të këtij qyteti deri ne 23.00 kur do të bëhët nisja për në aeroport.

Dita 9: 19 Prill: COLOMBO - TIRANE

Nisja për në Tiranë 02.05 me tranzit ne Dubai dhe mberritja ne Tirane në orën 11.55


Përfshihen në paketë

• 06 Netë fjetje në hotele 4* sipas programit
• Mëngjeset dhe darkat sipas programit
• Transfertat nga/ne aeroport
• Transporti me autobus komod me ajër të kondicionuar
• Guidë vendase në anglisht gjatë gjithë turit
• Shoqerues nga agjensia gjatë gjithë udhëtimit
• Safari në Parkun Kombëtar të Yala
• Biletat e hyrjeve sipas programit


Nuk përfshihen në paketë:

• Shpenzime personale
• Drekat
• Hyrjet qe nuk përmenden në program
•Viza (85 USD)
• Bakshish per guiden dhe shoferin (rreth 5 euro/person/dite)
•Gjithçka që nuk përmendet në rubrikën “përfshihet”

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page