top of page
KATAR 4 dite
Katar 4 dite
Udhëtim në Katar- 4 dite nga 1490€ personi
Nisja 08 Maj 2026
Kthimi 13 Maj 2026
Fluturimi Tirane – Doha:
TIA 19.50 - DOH 04.55 (09 Maj)
Fluturimi Doha – Tirane:
DOH 01.45 - TIA 08.45 (09 Maj)
Ofertë për rezervime të hershme:
1290 Euro/person (deri më 15 Shkurt)
Hoteli::
Ramada By Wyndham Doha Old Town 4*
Çmimi: € 1490 / person
Dita 1: Mbërritja në Doha + City Tour
Mbërritja në Doha në orën 09:30 dhe pritja nga partnerët lokalë. Pas akomodimit në hotel, nisemi për një city tour panoramik për të zbuluar kontrastet e mrekullueshme të qytetit.
Në program përfshihen:
Mina District – një zonë moderne dhe bregdetare me ndërtesa pastel, ku porti i qytetit ofron pamje të mrekullueshme për foto.
Museum of Islamic Art – një ndalesë fotografike në ishullin artificial, ku arkitektura moderne ndërthuret me traditën islame.
Souq Waqif – treg tradicional arab me aromat e erëzave, kafetë lokale dhe artizanatin e pasur. Një vend ideal për të ndjerë atmosferën autentike të Katarit.
Corniche Promenade – bulevard bregdetar me pamje të skyline-it të West Bay, ku mund të bëhet një shëtitje e qetë dhe të shijoni detin.
West Bay – zona moderne e Dohas me grataciela, hotele luksoze dhe arkitekturë të mahnitshme.
Katara Cultural Village – qendër artistike dhe kulturore, ku mund të vizitoni galeri dhe të shijoni atmosferën e eventeve kulturore.
Pearl Island – ishull artificial luksoz me marina, bulevarde dhe restorante premium.
Katara Towers – simbol modern arkitektonik i Dohas dhe një vend perfekt për foto.
Kthim në hotel dhe darkë për të rifreskuar energjitë për ditët e ardhshme.
Visit Qatar – Doha Attractions
Dita 2: Desert Safari & Experienca e Perendimit te diellit
Dita e dytë është e dedikuar shkretëtirës së Katarit, një përvojë autentike që nuk duhet humbur.
Desert Safari me 4×4 – përshkruani dunat e rërës dhe ndaloni në pika panoramike për të kapur peizazhe spektakolare.
Sunset Photography – ngjyrat e perëndimit të diellit mbi shkretëtirë krijojnë pamje të jashtëzakonshme, perfekte për fotografi unike.
Kamp Beduinësh – këtu mund të shijoni çaj tradicional, të pushoni në tendat e beduinëve dhe të ndjeni atmosferën autentike nomade.
Në mbrëmje, kthim në Doha dhe akomodim në hotel.
Dita 3: Pjesa veriore e Katar: Histori dhe Natyrë
Eksplorimi i veriut të Katarit pas mëngjesit ofron një kombinim të historisë, kulturës dhe natyrës:
Al Bayt Stadium – një nga stadiumet e njohura të Kupës së Botës 2022.
Al Zubarah Fort (UNESCO) – fortesa historike dhe sit i trashëgimisë botërore, ku mund të mësoni rreth historisë së Katarit.
Mangrove Island – zonë natyrore me mangrove dhe fauna të pasura, ideale për relaks dhe foto.
Mirror Art Installations – instalacione artistike bashkëkohore në shkretëtirë, të cilat krijojnë mundësi fantastike për fotografi unike.
Ain Mohammad Village (fshat i braktisur) – një vend që pasqyron jetën tradicionale të Katarit dhe historinë e tij të pasur.
Kthim në Doha, darkë dhe akomodim në hotel.
https://whc.unesco.org/
Dita 4: Education City + Shopping në Villaggio Mall
Dita e fundit kombinon kulturën moderne, arkitekturën dhe shopping-un luksoz:
Education City Mosque – xhami me arkitekturë moderne dhe simbolikë të veçantë.
Qatar National Library – bibliotekë moderne dhe qendër kulturore e rëndësishme.
Meticulous Journey Art Installations – instalacione artistike bashkëkohore që i japin një dimension unik vizitës.
Tram Ride – shëtitje panoramike brenda kompleksit të Education City.
Pasdite, vizitohet Villaggio Mall, një qendër tregtare me stil venecian, ku mund të shijoni edhe Gondola Ride të brendshme, një eksperiencë luksoze për udhëtarët.
Në orën 22:00 nisja për aeroport.
Dita 5: Doha - Tirane
Nisja e avionit ne pren 01.45 dhe mberritja ne Tirane ne 08.45
Included
✓ Fluturimi vajtje-ardhje (Tiranë-Doha)
✓ 4 Netë fjetje në hotel 4* ne qender Doha
✓ Transfertat nga/ne aeroport
✓ Transporti me autobus komod me ajër të kondicionuar
✓ Guidë vendase në anglisht gjatë gjithë turit
✓ Shoqerues nga agjensia gjatë gjithë udhëtimit
Excluded
✕ Drekat dhe Darkat
✕ Aktivitete qe nuk përmenden në program
✕ Viza 30 usd
bottom of page

