top of page

Riviera Franceze 8 dite

Riviera Franceze 8 dite

Tur dhe Plazh në Cote d'Azur- 8 dite

Tur dhe Plazh në Cote d'Azur
20 qershor , 8 dite - 610€ peroni
===========
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 05.45. Mbrritja në Nisë në orën 07.55. Transferimi për në Nisë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel.
- Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh..
- Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë.
- Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake.
- Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi.
- Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës
- Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës.
- Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh.
- Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh.
- Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë. Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë. Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë. Mëngjesi në hotel. Të lirë për Plazh në Rivierën Franceze. Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë. Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 09:40. Mbrritja në Tiranë në orën 11:40.

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Dytë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Nisë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Cmimete paketes jane dinamike pasi jane te lidhura ne kohe reale me kompanine e fluturimit dhe ndryshon ne vartesi te biletes .Cmimin e sakte do ta kemi ne momentin qe behet rezervimi

Tur dhe Plazh në Cote d'Azur

Datat e nisjeve
Nisja: 20-06-2025
20 Qershor
Çmimi Total --1220€ per dy persona akomodim ne dhome dyshe

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page