top of page

Riga dhe Tallin

Riga dhe Tallin

Riga & Tallin , 26 - 29 Shtator 2025

Riga & Tallin , 26 - 29 Shtator 2025

Fluturimi Tirane – Riga
Nisja nga Tirana ne 02:35. Mbërritja ne Riga ne 06:15.

Fluturimi Tallin – Tirane
Nisja nga Tallin ne 23:25. Mbërritja në Tirane ne 01:30

Çmimi: : 690 euro / person

Dita 1: 26 Shtator: Fluturimi TIRANE - RIGA

Nisja nga Tirana me avion ne 02.35. Mberritja ne Riga ne 06.15.
Tranferta nga aeroporti në Riga dhe pas nje pushimi per kafe do te bejme nje tur panoramik gjate te cilit do te njiheni me kete qytet te mrekullueshem. Pikat kryesore:
• Monumenti i Lirisë
• Teatri Kombëtar i Operës
• Distrikti i Art Nouveau (rreth Alberta iela)
• Tregu Qendror (pamje e jashtme)
• Akademia e Shkencave e Letonisë
• Corner House (Ish ndertesa e KGB)
• Qyteti I Vjeter
12:30 – Kthimi në hotel për pushim dhe sistemim në dhoma.
16.00 – 19.00 Tur me kembe I Qytetit te Vjeter, mënyra ideale për të njohur historinë, kulturën dhe bukuritë arkitekturore të Rigës.
Gjatë këtij udhëtimi, do të vizitojmë:
• Monumenti i Lirisë (Freedom Monument)
• Shtëpia e Kokëzinjve (House of Blackheads)
• Katedralja e Rigës (Riga Cathedral)
• Kisha e Shën Pjetrit (St. Peter's Church)
• Shtëpia e Maces (Cat House)
• Tre Vëllezërit (Three Brothers)
Pas ketij turi do te qendrojme ne qender te qytetit te vjeter per te shijuar atmosferen e gjalle dhe te ngrohte qe ofron ky qytet.
Kthimi ne hotel pas darkes

Dita 2 : 27 Shtator - RIGA

Mëngjesi në hotel.
09:00 – 13:00 – Tur panoramik me autobus
• Do te vizitojme ishullin Ķīpsala me shtepite karakteristike prej druri dhe lagjen Āgenskalns, nje nga lagjet me historike te Riges.
• Udhëtim rreth 20 minuta drejt Jūrmalës, resortit të njohur bregdetar. Ky resort ka një plazh të gjatë 24 km me rërë të bardhë, vila historike prej druri dhe pyje pishash duke e bërë atë një destinacion të preferuar për pushime dhe relaks. Shëtitje në këmbë në Jūrmalë, ku do të shohim:
• Vila tradicionale prej druri
• Kishë ortodokse e restauruar me kujdes
• Shtëpia muze ku jetuan poetët Aspazija dhe Rainis
• Plazhi me rërë të artë, i rrethuar nga pyje me pisha
Kthim ne qytetin e Vjeter per dreke dhe pasdite kohe e lire per te shetitur rrugicat e ngushta me dyqane suveniresh, bare.
Mund te bejme nje shetitje me varkat e vogla pergjate kanalit duke kaluar permes parqeve me gjelberim dhe duke admiruar nje tjeter pamje te qytetit te vjeter.
Kthim ne hotel pas darkes

Dita 3: 28 Shtator - RIGA - TALLIN

Mëngjesi në hotel dhe check-out
• 08:30 – Nisja me autobus për në Tallinn, Estonia (rreth 4.5 orë udhëtim).
• 13:30 – 14:00 – Mbërritja në Tallinn, check-in në hotel dhe pushim i shkurtër.
Me pas do te bejme nje vizitë në Qytetin e Vjetër me këmbë.
Qyteti i Vjetër i Tallinn është një nga qytetet mesjetare me te mire-ruajtur në Europë dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjatë turit, do të shihni:
• Sheshi i Bashkisë
• Katedralja Aleksandër Nevsky
• Kështjella Toompea
• Kisha e Shën Marisë
• Platforma panoramike Patkuli
• Rrugët “Këmba e Gjatë” dhe “Këmba e Shkurtër”
• Porta Viru & muret mesjetare
Mbrëmje e lirë per darken dhe kthimi ne hotel.

Dita 4 : 29 Shtator - TALLIN - TIRANE

Pas një mëngjesi të shijshëm në hotel, nisim një tur të plotë me autobuz për të vizituar qytetin ne nje tjeter kendveshtrim panoramik.
Pikat që do të vizitojmë përfshijnë:
• Kështjella e Tallinit (Tallinn Castle) dhe muzetë përreth saj.
• Qyteti i Ri i Tallinnit për të parë kontrastin e arkitekturës moderne me qytetin e vjetër.
• Parku Kadriorg dhe Pallati Kadriorg, një nga monumentet më të njohura të qytetit.
• Muzeu i Artit dhe Historisë për një shije të thelluar të kulturës Estone.
Pas përfundimit të turit, do te kthehemi perseri ne Qytetin e Vjeter ku mund të shijoni pak kohë të lirë për të eksploruar më shumë ose për të vizituar dyqanet dhe kafene të lokalizuara në qytet.
Pas darkes ne oren 20.45 nisja per ne aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane.

Përfshihen në paketë

• Fluturimi V/A Tirane-Riga/ Tallin - Tirane direkt
• 2 netë në Hotel ne qender te qytetit ne Riga
• 1 natë në Hotel ne qender te qytetit ne Tallin
• Mëngjesi i përfshirë per te gjitha ditet
• Te gjitha ekskursionet dhe aktivitetet e permendura ne program
• Transporti me autobuz komod gjate gjithe udhetimit
• Guide locale gjate diteve te ekskursioneve
• Shoqerues nga agjensia

Nuk përfshihen në paketë:

• Shpenzime personale
• Darkat, drekat dhe pijet
• Hyrjet qe nuk përmenden në program
• Bakshish per guiden dhe shoferin

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page