top of page

Canj Mali i Zi , plazh - 3 dite

Canj Mali i Zi , plazh - 3 dite

PLAZH 🏖️ RIVIERA E MALIT TE ZI -3 dite

PLAZH 🏖️ RIVIERA E MALIT TE ZI
3 dite
🚌 Nisje:
• 26 Qershor
• 3, 10, 17, 24, 31, Korrik
• 14, 21, 28, Gusht
• 4 Shtator

Programi

📅 VERE 2026

🔹 Nisje 26 Qershor – Kthim 28 Qershor
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 129€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 145€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 3 Korrik – Kthim 5 Korrik
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 10 Korrik – Kthim 12 Korrik
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 17 Korrik – Kthim 19 Korrik
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 24 Korrik – Kthim 26 Korrik
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 31 Korrik – Kthim 2 Gusht
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 14 Gusht – Kthim 16 Gusht
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 21 Gusht – Kthim 23 Gusht
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 28 Gusht – Kthim 30 Gusht
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 143€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 159€ – Godina 4 Yje

🔹 Nisje 4 Shtator – Kthim 6 Shtator
3 Ditë / 2 Netë
Çmimi: 129€ – Godina 3 Yje
Çmimi: 145€ – Godina 4 Yje


Dita 1: PLAZH
Udhëtimi ynë nis herët në mëngjes nga Tirana, në orën 06:00, drejt një prej destinacioneve më të qeta dhe autentike të rivierës malazeze. Pas procedurave kufitare në Muriqan dhe një ndalese të shkurtër për mëngjes, vazhdojmë drejt Çanjit – një destinacion që ndërthur natyrën e paprekur me qetësinë e një pushimi të vërtetë veror.
Mbërritja në hotel Montenegro Canj, akomodimi dhe sistemimi në ambientet komode të hotelit. Pasdite e lirë për të shijuar menjëherë detin – ujërat e kristalta dhe plazhin e gjatë krijojnë një atmosferë ideale për relaks të plotë.
Çanji është një destinacion i zgjedhur për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe një eksperiencë autentike larg turizmit masiv. Me një shëtitore të këndshme buzë detit dhe një ambient të ngrohtë mesdhetar, ky vend ofron një ndjesi të vërtetë pushimi.
Mbrëmja vijon me darkë në hotel dhe një shëtitje të lirë buzë detit, nën tingujt dhe aromën e verës mesdhetare.

Dita 2: PLAZH
Mëngjes i qetë në hotel, i ndjekur nga një ditë e dedikuar plotësisht relaksit dhe kënaqësisë së detit.
Kjo është dita ideale për të shijuar ritmin e ngadaltë të pushimeve: banjo dielli në bregun e pastër, not në ujërat e kthjellëta dhe momente çlodhjeje larg çdo rutine. Për ata që dëshirojnë, shëtitorja ofron ambiente elegante për një kafe apo një aperitiv buzë detit.
Një ditë ku koha duket sikur ndalon, duke ju lejuar të përjetoni qetësinë dhe harmoninë e rivierës.
Darka në hotel dhe mbrëmje e lirë.

Dita 3: PLAZH
Pas mëngjesit në hotel, ju ftojmë të përjetoni një nga eksperiencat më të veçanta të kësaj zone:

Opsionale – Shëtitje me anije drejt “Plazhit të Mbretëreshës”
20€ për person | Minimumi 20 persona
Një udhëtim detar drejt një plazhi të fshehur, të aksesueshëm vetëm me anije. I rrethuar nga natyra e paprekur dhe ujëra kristal, ky vend ofron një atmosferë intime dhe ekskluzive – një arratisje e vërtetë nga përditshmëria.
Për ata që preferojnë të qëndrojnë, dita vazhdon me relaks në plazhin e Çanjit, duke shijuar diellin, detin dhe qetësinë e ambientit
Pasdite nisja për në Tiranë, duke marrë me vete kujtime të bukura nga një eksperiencë relaksuese dhe e kuruar me kujdes në rivierën malazeze.

PERFSHIHET:
Akomodimi në Hotel Montenegro Canij, pranë plazhit, për 2 netë
Shërbimi Mëngjes dhe Darkë në restorantin e hotelit
Transferta Tiranë – Canj – Tiranë
Asistenca me Guidë në gjuhën shqipe
Përdorimi i pishinës për akomodimin në godinën me 4 Yje

NUK PERFSHIHET:
Drekat
Shezllonet në plazh
Taksa turistike 2 euro personi për natë që paguhet në recepsion
SHENIM:
Shënime të Rëndësishme

Ju lutemi lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme

VENDTAKIMI I NISJES
➤ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 25% më pak nga cmimi i paketës
——————————————————
DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Malit të Zi mund të realizohet me Pashaportë ose Kartë Identiteti
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 30% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekksursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page