top of page
Touri i  madh  i  Ballkanit
​
Mali i Zi  , Bosnje , Serbi , Rumani, Bullgari , Maqedonia Veriut
 
8 Ditë nga  €369 personi
 
Vizitoni gjashtë vende në këtë tur ballkanik, ku do të kënaqeni me bukurinë, historinë dhe traditat e kombeve ballkanike.

Eksploroni kështjellat, kishat, manastiret, xhamitë dhe qytetet mesjetare, shijoni pamjet mahnitëse në lumenjtë Sava dhe Danub, admironi gamën e gjerë të gjuhëve, etnive dhe feve të ndryshme që bashkëekzistojnë në këtë pjesë të Europës.

​

Detajet e turit


Dita e Parë:

Nisja në orë 06.00 nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

​

Dita e Dytë: 

Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

​

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00 Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica". Fjetje në hotel.

​

Dita e Katërt.

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Golubac, ku ndodhet Kështjella e Golubacit. Qëndrimi rreth 2 orë. Vazhdon udhëtimi për në Orsovo, Rumani, nëpërmjet Grykës Porta e Hekurt. Vazhdon Udhëtimi për në Hunedoara. Vizitë e shkurtër në Hunedoara, ku ndodhet Kështjella e Hunuadit, ndryshe Keshtjella Corvin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

​

Dita e Pestë. 

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Sibiu, Vizitë e shkurtër e qytetit, ku ndodhet Kisha Biertan. BraÈ™ov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve  krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. 
Vazhdon Udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon Udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Dracula.
Vazhdon Udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe  Fjetje në Hotel. 

​

Dita e Gjashtë. 

Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Bukureshtit: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasherit dhe Ndërtesa e Parlamentit. Vizite ne qytetitn e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Gjate Drekes - Shetitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke. Pasdite, vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.

​

Dita e Shtatë. 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Veliko Tarnovo. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Tregu Samovodska Charshija, Kalaja Tsarevets, Dhe Arbanasi. Vazhdon Udhëtimi për në Sofje. Vizitohen Monumentet Kryesore të Qytetit. Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

​

Dita e Tetë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rila, ku vizitoht Manastiri i Rilës. Vazhdimi Udhëtimit për në Shkup. Vizitë e Monumenteve në Shkup,si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e Luftëtarit mbi Kalë, Harku i triumfit "Porta Makedonija", Statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga Tregtare "Makedonija Ulica", Shtëpia Memoriale e Nën Terezës, Ura e Gurtë, Statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe Monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Prishtinës. Mbrritja në Tiranë gjatë darkës.

 

Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel.
3. Mëngjeset për të gjitha netët.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

=============

 

Touri i  madh i  Ballkanit

 

​

DATAT E NISJEVE
​

Nisja: 08-02-2025

Çmimi Total  -   738 €  per  dy  persona  akomodimi ne  dhome  dyshe

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page