top of page
Dubrovnik - Tivat, 2 Dite
Dubrovnik & Tivat - 2 dite
Dubrovnik & Tivat – Udhetim me Guide
2 ditë e 1 nate
Fillon nga €79.00
Rreth udhëtimit
Shijo një fundjavë të paharrueshme në Dubrovnikun historik dhe Tivatin elegant , në një udhëtim ku ndërthuren bukuria mesjetare me sharm moderne bregdetare. Vizito qyteti i vjetër të Dubrovnikut , pjesë e UNESCO-s, shëtit në Stradun , eksploro kështjella, mure mbrojtëse dhe vende ikonike të serialit Game of Thrones , dhe shijo panoramën e Porto Montenegro në Tivat. Një arratisje e shkurtër, por e pasur në të vërtetë!
📍 Destinacionet: Dubrovnik (Kroaci), Tivat (Mal i Zi)
💶 Çmimi: 79 €/person (Darke dhe Mengjes)
📅 Të dhëna të drejtimit:
Nentor : 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 29 » 79 €/person .
Dhjetor : 5 – 6 , 12 – 13 , 19 – 20 , 16 – 27 » 79 €/person .
⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
Dita 1: Tiranë – Tivat – Dubrovnik
🕕 Nisja:
Durrës – Ora 04:00 (Stacioni i Trenit)
Tiranë – Ora 05:00 (Logos Universiteti)
📍 Itinerari:
Kalimi i kufirit në Muriqan
Pushim dhe kafe në Mal të Zi
Vazhdimi i udhetimit drejt Porto Montenegro ku do te shijojme nje panorame fantastike te bregdetit Malazez dhe me pas do te kemi nje vizite ne portin luksoz te Tivatit ku do te konsumohet dhe dreka (kohe e shkurter qendrimi per ti dhene fokus plazhit ne hotel ).
Nisja drejt Dubrovnikut duke kaluar me traget nga Tivati.
Kalimi i doganës dhe akomodimi në hotel .
Kohe e lire per te shijuar nje nga plazhet private te hotelit apo pishinen panoramike .
🍽 Darka në restorantin e hotelit – mbrëmje e lirë për të shijuar magjine e qytetit ne ndricimin e dritave nepermjet nje transferte qe realizohet ne mbremje (opsionale) .
Dita 2: Dubrovnik – Tiranë
🍽 Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Behemi gati te vizitojme qytetin e vjeter te Dubrovnikut i cilesuar si Perla e Adriatikut .
📍 Vizitat në qytetin e vjetër të Dubrovnikut , përfshin:
Porta Pile dhe Shatervani Onofrio
Stradun – bulevardi kryesor
Kulla Minceta – nje nga kullat me te spikatura dhe pika me e larte mbrojtese e qytetit
Manastiri Franceskan dhe Farmacia e vjetër- nder te parat farmaci ne Europe
Kisha e Shen Blaise – shenjtorit mbrojtes te qytetit
Pallati i Rektorit – Selia e Gjykatës së Republikës së Dubrovnikut dhe një kryevepër e arkitekturës dalmate
Walk of Shame – vend ikonë i serialit Game of Thrones
Turi me anije pergjate mureve rrethuese dhe ishullit Lokrum (opsionale 15 €/person) .
Pasi kemi vizituar atraksionet kryesore te qytetit me guiden shoqeruese kemi kohe te lire per ta shijuar qytetin sipas deshires ne kohen e mbetur
🚍 Pas vizites ne Dubrovnik nisemi drejt Shqipërisë .
Ndalesë për pushim dhe dreke në Mal të Zi dhe me pas i drejtohemi pikes doganore te Muriqanit ku pas kryejes se procedurave do te kemi dhe një ndalese te shkurter per kafe gjate rrugës .
🕘 Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.
Përfshihen ne cmim
Transporti vajtje-ardhje me autobus komod
Akomodimi në hotel ne Dubrovnik
Darka dhe mëngjesi (bufe)
Vizitat sipas programit
Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
NUK Përfshihen ne cmim
Taksa e hotelit 2 €/person
Taksa 3.5 €/person për vizitë të qytetit të vjetër të Dubrovnikut
Drekat dhe shpenzime personale
Hyrjet në monumente dhe muzeume
Çdo gjë që nuk është përmendur te rubrika “Përfshihet”
Rezervo Tani
Kontaktoni
Emri*
Enter a first name.
Email*
Mesazhi
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
🔹 Rezervimi i vendeve të para: 10€/person
🔹 Vendet e dyta: 5€/person
🔹 Vendet e tjera rastësore në nisje
👶 Politikë për Fëmijën
Fëmijët 0-2,99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vend në autobus).
Fëmijët 3-5,99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimeve të paketave (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
Fëmijët mbi 6 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera:
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
Fëmijët nën moshen 18 vjec nëse nuk jane të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto ekstra +35€
Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
Nëse jeni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
bottom of page

