top of page

Vere ne Dubrovnik- 5 Dite

Vere ne Dubrovnik- 5 Dite

Vere ne Dubrovnik 5 Dite|4 Nete

Vere ne Dubrovnik 5 Dite|4 Nete
Dubrovnik, Kroaci

Zgjat 5 ditë
Fillon nga €299.00

Rreth udhëtimit

✨ Zbuloni magjinë e Adriatikut në një udhëtim 5-ditor drejt perlës së bregdetit kroat – Dubrovnikut! Plazhe mahnitëse, qytete historike, ishuj përrallorë dhe çaste të paharrueshme ju presin në këtë aventurë mesdhetare. Relaksohuni në resortin buzë detit, eksploroni bukuritë natyrore dhe shijoni frymen historike te dy qyteteve me te vizituara ne Kroaci dhe Malin e Zi si dhe nga destinacionet me te vizituara të Evropës!
Rreth Resort Villas Plat :
🏖️ Villas Plat Resort – Pushime mes gjelbërimit dhe Adriatikut në Dubrovnik
E vendosur vetëm pak minuta nga qyteti i bukur i Dubrovnikut dhe e rrethuar nga gjelbërimi mesdhetar, Villas Plat Resort ofron një përvojë të qetë dhe autentike bregdetare në zemër të Dalmacisë. Ky resort është zgjedhja ideale për pushuesit që kërkojnë relaks, natyrë, dhe komoditet me një buxhet të arsyeshëm.
🌿 Ambient i qetë dhe panoramik, me ndërtesa të tipit vila, të vendosura mes pishave dhe ullinjve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe private.
🛏️ Studio dhe apartamente të pajisura, me kuzhinë të vogël, banjo private, ajër të kondicionuar dhe ballkone me pamje nga deti ose kopshtet e gjelbërta.
🏊‍♀️ Pishinë e hapur me pamje nga deti, për momente freskie dhe relaksi gjatë gjithë ditës.

🍽️ Restorant dhe bar brenda resortit, ku mund të shijoni kuzhinë kroate dhe ndërkombëtare, si dhe të relaksoheni me një pije në mbrëmje.
🏖️ Plazh i qetë dhe i aksesueshëm, vetëm pak hapa nga resorti – ideal për familje, çifte dhe udhëtarë që kërkojnë largësi nga zhurma .

💶 Çmimi: 299 €/person

📅 Datat e udhetimit :

Qershor : 24 – 28 » 299 €/person
Korrik : 1 – 5 , 8 – 12 , 15 – 19 , 22 – 26 » 329 €/person
Korrik : 29 korrik – 2 gusht » 329 €/person
Gusht : 5 – 9 , 12 – 16 , 19 – 23 , 26 – 30 »349 €/person
Shtator : 31 gusht – 4 shtator » 299 €/person

⏳ Kohëzgjatja: 5 Ditë / 4 Netë

Plani i udhëtimit
Tiranë – Tivat – Dubrovnik

Dita 1 – Nisja & Akomodimi në Dubrovnik
Nisja nga Tirana në orën 06:00 (nga Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi")
Durrësi në orën 05:00 (nga stacioni i trenit).
Ndalese për kafe dhe mëngjes pas procedurave doganore ne doganen e Muriqanit .
Vazhdimi i udhetimit dhe vizitë e shkurtër në Porto Montenegro – një nga marinat më luksoze në Ballkan.
Me pas drejtohemi drejt Dubrovnikut me kalim me traget nga Tivati dhe akomodohemi në hotel.
Pasdite e lirë për te shijuar plazhin ,pishinen dhe relaks pranë hotelit.
Konsumimi i darkes bufe .

Dita 2 - Turi me anije ne ishujt : Koločep , Lopud , Šipan
Konsumimi i mengjesit në hotel.
Tur opsional me anije në ishujt e bukur të arkipelagut Elafiti: Koločep, Lopud & Šipan ku mund te shijoni plazhet e kristalta dhe bukurite natyrore qe ato ofrojne (55€/person – përfshihet xhiro me anije, dreka dhe pije gjatë turit).
Vizite e qytetit te vjeter te Dubrovnikut per nje permbyllje fantastike te dites .
Kthim në hotel dhe konsumimi i darkes .
Opsionale : Në nje nga mbrëmjet e qendrimit mundësi për transferte në qytetin e vjetër të Dubrovnikut, me çmim 10€/person

Dita 3
Konsumimi i mengjesit në hotel.
Ditë e lirë për plazh në Mlini, Cavtat ose pranë hotelit (transferta të përfshira).
Në mbrëmje: Darkë dhe muzikë live sipas programit të hotelit.


Dita 4
Konsumimi i mengjesit në hotel.
Plazh i lirë në zonën e Mlinit ose në 3 plazhet private qe ofron hoteli.
Konsumimi i darkes në restorantin e hotelit .

Dita 5
Konsumimi i mengjesi në hotel dhe përgatitje për nisje.
Ndalese për pushim dhe konsumimin e drekes ne Budva .
Nisja për kthim drejt Tiranës dhe Durrësit me ndalesa të shkurtëra gjatë rrugës.
Mberrtija ne Tirane dhe Durres ne mbremje mbas nje eksperience te bukur ne bregdetin Dalmat .

Përfshihen

Transporti vajtje-ardhje.
Akomodimi ne hotel per 4 netë , Resort Villas Plat.
Darke dhe mengjes bufe, per ditet e qendrimit.
Perdorimi i pishines se hotelit.
Guide shoqeruese.

NUK Përfshihen

Taksa e hotelit 2€/p per nete qendimi .
Taksa 3.5 €/p për vizitë të qytetit të vjetër të Dubrovnikut .
Turi me anije 55€/person me dreke dhe pije gjate turit .
Cdo gje tjeter qe nuk permendet te rubrika perfshihet .


INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

Rezervimi i vendeve

Vendet e para: 10EUR/person
Vendet e dyta: 5EUR/person
Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

👶 Politikat per Femijet

Femijet 0-2 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.

Informacione te tjera

Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra +200 € .
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page