top of page
MATKA - SHKUP - PRISHTINE

LIQENI MATKA - SHKUP - PRISHTINE
LIQENI MATKA - SHKUP - PRISHTINE
2 DITË €59
Description
►TETOR: 25-26
►NENTOR: 01-02, 15-16, 25-26, 22-23
► FESTAT E NENTORIT: 28-29, 29-30
HOTEL 3* OSE 4* - €59/personi BB (me mëngjes)
Program
1 DITA E PARE
-Nisja nga Tirana ne oren 06:30.
► Nisja nga Durresi në orën 05:45. (Pagesë extra 5 euro/personi)
Kryerja e procedurave kufitare ne piken e kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Vazhdimi i udhetimit drejt Shkupit, dhe ndalesa e pare do te jete drejt Kanionit Matka, i vendosur në perëndim të Shkupit në një hapsirë rreth 5.000ha, i veshur me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe i rrethuar me manastire mesjetare.Do të provoni lundrimin me varka në liqen ( Extra 10 Euro ). Lundrimi do të jetë deri në shpellën Vrelo, shpella me e thelle nenujore ne Ballkan, e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë.
Me pas do te akomodohemi në hotel.
Mbremja e lirë ose nen sugjerimet e guides vizitojme disa nga pikat kryesore te qytetit. Vizita jone fillon nga Carshia e Vjeter, sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Blloku i Muzeve, shtëpia e Nënë Terezës.
2 DITA E DYTE
Pas mëngjesit në hotel , do te fillojme viziten ne Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër , Elefantë, Gamile, Luan, Tiger dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. ( Extra 1.5 euro )
Pas vizites ne kopshtin zoologjik nisemi në rrugën e kthimit nga Kosova ku ndalesa e radhes do te jete ne Prishtine ku do te konsumohet edhe dreka.
Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, dhe shumë energji, etj.
►Sugjerim:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
POLITIKAT E FEMIJEVE:
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:
• 0-2,99 VJEC JANE FALAS;
• 3-7.99 VJEC, NESE AKOMODOHET NE DHOME ME 2 TE RRITUR, PERFITON 50% ULJE .
• MBI 8 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.
SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1- 3 DITË PARA.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
► AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER KUSHTET ATMOSFERIKE.
► NËSE FEMIJA NUK I KA MBUSHUR 18 VJEÇ, DHE UDHËTON ME NJËRIN OSE ASNJËRIN NGA PRINDËRIT, I DUHET PATJETËR PROKURË E NOTERIZUAR.
► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PRISHJE TE AUTOMJETIT DERI NE 2h 59min, PAS KSAJ ORE, NESE AUTOMJETI NUK RREGULLOHET APO NUK ZEVENDESOHET AGJENSIA JU RIMBURSON 35% TE CMIMIT TE PAKETES.
► CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
►REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.
►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)
Included
Mëngjesi
Transporti sipas programit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Akomodimi në hotel me 3*
Not included
Lundrimi në liqenin Matka, 10 EUR/personi
Hyrja tek Kopshti Zoologjik - 1.50 EUR (opsionale)
Taksa lokale 1 EUR/person/natë
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Dreka dhe darka
bottom of page
