top of page

Ljubljane - Villach

Ljubljane - Villach

Trieste, Ljubljanë dhe Ski në Villach

Trieste, Ljubljanë dhe Ski në Villach
4 dite Fillon nga 334 € per person
========
Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Trieste. Nisja nga Tirana në orën 10.30. Mbrritja në Trieste në orën 12:30. Vizitë panoramike në Trieste: Piazza Unità d’Italia, Teatro Roman, Kalaja Miramare, Canal Grande.
Opsionale: Hyrja në Kalanë Miramare.
Opsionale: Hyrja në Teatrin Roman.
Nisja për në Ljubljanë. Udhëtimi zgjat 1 orë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në qytetin e vjetër: Kalaja e Ljubljanës,Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, Rruga e këmbësorëve dhe Rrugicat historike.
Opsionale: Hyrja në Kalanë e Ljubljanës.
Nisja për në Bled, Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë panoramike pranë liqenit të Bled,
Opsionale: Ngjitje në Kalajën e Bled ose Udhëtim me varkë drejt kishës në ishull.
Pasdite vonë, nisja për në Villach. Udhëtimi zgjat 1 orë. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel.
Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Villach. Fjetje në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Trieste. Udhëtimi zgjat 2.5 orë. Transfertë për në Aeroportin e Triestes për fluturimin e kthimit. Nisja nga Tireste në orën 12.45. Mbrritja në Tiranë në orën 14.15

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Nisje

Trieste, Ljubljanë dhe Ski në Villach
Datat e nisjeve
Nisja: 13-12-2025

13 Dhjetor
Çmimi Total 668 € per dy persona

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page