top of page
DUBROVNIK-BUDVA-KOTORR

DUBROVNIK - BUDVA- KOTORR , 3 DITË
Vere ne Dubrovnik 3 Dite| 2 Nete
Dubrovnik , Tivat , Kroaci, Montenegro
===============
Rreth udhëtimit
Eksploroni bukuritë e Malit të Zi dhe Kroacisë me këtë udhëtim 3-ditor unik!
Niseni nga Tirana dhe Durrësi drejt destinacioneve më magjepsëse të Adriatikut: Porto Montenegro, qytetin historik të Dubrovnikut , ishujt e bukur Lopud dhe Koločep, si dhe qytetin e vjetër të Budves. Përjetoni kombinimin perfekt të natyrës, kulturës dhe relaksit, me vizita të organizuara, pushime në plazh dhe opsione për aventura në det. Një udhëtim që do t’ju mbajë të magjepsur dhe do t’ju ofrojë kujtime të paharrueshme!
💶 Çmimi: 169 €/person
📅 Data te tjera :
Gusht : 15 – 17 , 22 – 24 , 29 – 31 »169 €/person
⏳ Kohëzgjatja: 3 Ditë / 2 Netë
Plani i udhëtimit
Tirane-Tivat-Dubrovnik
Nisja:
Dita e pare
Nga Tirana në orën 06:00, nga Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Nga Durrësi në orën 05:00, nga stacioni i trenit.
Udhëtim drejt shtetit fqinj Mali i Zi, nëpërmjet pikës doganore Muriqan.
Pas kalimit të procedurave doganore, ndalesë për kafenë e mëngjesit.
Vazhdim i udhëtimit drejt Porto Montenegro, i njohur si porti i sheikëve, për një ndalesë dhe vizitë të shkurtër në këtë kompleks luksoz.
Pas vizites dhe konsumimit te drekes ne Porto Montenegro, vazhdojme udhetimin drejt doganës se Kroacise duke kaluar e traget nga gjiri i Kotorrit ne nje shetitje te shkurter .
Pas kryerjes së procedurave doganore, drejtohemi drejt Resort Villas Plat per te kryer akomodimin dhe per te shijuar plazhet dhe facilitetet e resortit .
Konsumimi i darkës në restorantin e hotelit (bufe).
(Opsionale) Në mbrëmje mundësi për transferte në qytetin e vjetër të Dubrovnikut, me çmim 10€/person .
Dita e dyte
Turi me anije ne ishujt : Koločep , Lopud , Šipan
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
(Opsionale) Tur ditor me anije për vizitë dhe plazh në ishujt Lopud , Koločep , Šipan , përfshirë edhe shëtitjen në qytetin e vjetër të Dubrovnikut.
Kohëzgjatja e turit rreth 8 orë.
Çmimi: 55€/person, duke përfshirë drekën dhe pijet gjatë turit.
Numri minimal i pjesëmarrësve për realizimin e turit: 30 persona.
Për pjesëmarrësit që nuk preferojnë turin me anije, ofrohen mundësi për relaksim në plazhet pranë hotelit.
Pas përfundimit të vizitës, kthim në hotel dhe konsumimi i darkës ne restorantin e hotelit .
Dita e trete
Dubrovnik-Budva
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Nisje drejt Malit të Zi për vizitë në qytetin e bukur dhe të gjallë të Budvës, i njohur për plazhet e tij fantastike dhe qytetin e vjetër me arkitekturë mesjetare.
Kohë e lirë për plazh dhe relaksim në Budva.
Më pas nisemi drejt Shqipërisë, duke kaluar përsëri në pikën doganore Muriqan.
Ndalesa të shkurtra përgjatë rrugës për pushim.
Mberritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.
Përfshihen
Transporti vajtje-ardhje.
Akomodimi ne hotel per 2 nete.
Darke dhe mengjes bufe per ditet e qendrimit .
Perdorimi i pishines se hotelit, Resort Villas Plat.
Guide shoqeruese.
NUK Përfshihen
Taksa e hotelit 2€/p per nate.
Taksa 3.5 €/p për vizitë të qytetit të vjetër të Dubrovnikut .
Turi me anije 55€/person me dreke dhe pije gjate turit .
Cdo gje tjeter qe nuk permendet te rubrika perfshihet .
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
Rezervimi i vendeve
Vendet e para: 10EUR/person
Vendet e dyta: 5EUR/person
Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
Femijet 0-2 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës .
Fëmijët nën moshën 18 vjec të pashoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë.
Akomodimi në dhomë teke (single) ka kosto extra .
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishjen e automjetit deri në 3 orë, pas ksaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndesohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast kthimi në doganë për mungesë dokumentacioni apo probleme të tjera.
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
bottom of page