Zhabjak-Podgorice Mali i Zi .
Zhabjak ,Durmitor Park, Podgorice Mali i Zi .

Zhabjak-Durmitor Park-Podgorice
2 Dite|1 Nate
2 ditë , Fillon nga €85 personi
Rreth udhëtimit
Një udhëtim që na çon drejt peisazheve alpine të Durmitorit, ku natyra e egër dhe qetësia malore krijojnë një atmosferë të veçantë dimërore. Zbulojmë magjinë e Ujëvarës së Niagarës dhe më pas udhëtojmë drejt Zhabjakut, zemrës së Parkut Kombëtar Durmitor. Vizita te Liqeni i Zi, i rrethuar nga pyje dhe maja të mbuluara me borë, sjell një përvojë të paharrueshme në një nga zonat më të bukura natyrore të Malit të Zi. Vetëm pas kësaj përvoje relaksuese akomodohemi në hotel dhe shijojmë mbrëmjen dhe darken ne hotel .
Dita e dytë vijon me energji në Zhabjak Ski Resort, ku pistat e bardha dhe pamjet mahnitëse të Durmitorit krijojnë kombinimin perfekt për ski, teleferik dhe aventura dimërore. Pas kësaj, një ndalesë në Podgoricë për shëtitje në pedonale dhe drekë e plotëson udhëtimin, përpara kthimit në Shqipëri në mbrëmje.
📍 Destinacionet: Zhabjak, Durmitor Park , Podgorice
💶 Cmimi: 85€/person
📅 Datat e udhëtimit:
Dhjetor :
*20 – 21 , 27 – 28 .
Janar :
* 2 – 3 , 3 – 4 , 10 – 11 , 17 – 18 , 24 – 25 , 31 – 1 shkurt
Shkurt :
* 7 – 8 , 14 – 15 , 21 – 22 , 28 – 1 mars .
⏳ Kohëzgjatja: 2 Ditë / 1 Natë
Plani i udhëtimit
Dita 1 : Tirane-Durmitor Park-Zhabjak
Nisja në mëngjes:
– 05:00 nga Durrësi (Stacioni i Trenit)
– 06:00 nga Tirana (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi)
Pas procedurave doganore, ndalesa e parë është tek Ujëvara e Niagarës në Podgoricë, një prej pikave më të veçanta natyrore të zonës.
Udhëtimi me pas vazhdon drejt Zhabjakut, qytet i vogël malor që shërben si porta hyrëse e Parkut Kombëtar Durmitor.
Vizitë në Liqenin e Zi (Crno Jezero), një nga atraksionet më të bukura të parkut, i rrethuar nga pyje të dendura dhe maja të larta, ku do të shijojmë natyrën, ajrin e pastër dhe bukuritë alpine.
Pas vizitës në park, bëhet akomodimi në hotel .
Konsumimi i darkes ne restorantin e hotelit i ndjekur nga një mbrëmje e këndshme nen ngrohtesine e ambjentit .
Dita 2 : Savin Kuk-Podgorice-Tirane
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Savin Kuk Ski Resort, ku do të kemi kohë të lirë për ski, shëtitje me teleferik dhe fotografi me sfondin madhështor të maleve të Durmitorit.
Me pas nisim udhëtimin drejt Podgoricës, ku do të bëjmë një ndalesë në pedonalen kryesore të qytetit për vizitë ne atraksionet kryesore dhe do te kemi kohe të lirë per konsumimin e drekës.
Nisja drejt Tiranes me nje ndalese te shkurter gjate rruges .
Mbërritja në Tiranë dhe Durrës parashikohet në orët e mbrëmjes.
Përfshihen
Transporti vajtje-ardhje
Akomodimi ne hotel .
Mengjesi+Darka.
Guida shoqeruese
NUK Përfshihen
Bileta e teleferikut 10 €/person .
Veshjet e skive (fillojne nga 8 € ) .
Taska e turistit ne hotel 2€/p .
Bileta e hyrjes ne parkun Durimitor 5 €/person .
Cdo gje tjeter qe nuk eshte e cilesuar ne rubriken "perfshihet" .
Shënime të Rëndësishme
Rezervimi i vendeve:
Vendet e para: 10€/person
Vendet e dyta: 5€/person
Vendet e tjera: Rastesore ne nisje
👶 Politikat per Femijet
Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
Femijet 3-5.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
Femijet mbi 6 vjec – Paguajne cmimin e plote.
Informacione te tjera
Ju informojmë se kushtet atmosferike, funksionimi i teleferikut dhe aktivitetet dimërore administrohen nga operatorë lokalë dhe nuk varen nga agjencia, ndaj nuk mund të garantojmë zhvillimin e tyre në çdo moment.
Pasaporta(me vlefshmëri të paktën 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për në Malin e Zi.
Për fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra .
Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
