top of page

VIENA , 4 Dite

VIENA  , 4 Dite

Vetem ne VIENE - 4 dite

Udhëtim në Vjenë ( vetem ne viene)
Date 03 Tetor , 4 dite fillon nga 377€ personi

Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Vjenë. Nisja më 13.50 - Mbrritje në Vjenë më 15.30. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Rrugët Pedonale Graben dhe Kohlmarkt. Vazhdimi drejt Sheshit Michaelerplatz e më pas ne Sheshin Heldenplatz dhe Oborret Perandorake të Hofburg Palace
Opsionale: Ngjitje në Kullë të Katedrales St. Stepphen.
Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vazhdon Vizita në Monumentet e Vienës, si: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Kisha Karlskirche, Belvedere Palace, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës,
Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Të lirë në lagjen e Muzeumeve.
Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj.
Opsionale: Hyrje në Muzeun e Historisë së Artit
Pasdite shëtitje në Prater Park.
Opsionale: Atraksionet dhe Rrota Gjigande.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 09.30.- Mbrritje në Tiranë në 11.05.

Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)

Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori perpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Kujdes:
Cmimi i paketes eshte i ndryshushem pasi pasi eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit/ Cmimin e sakte e kemi ne momentionm e rezervimi/ Pagesa e bere eshte e pa kthyshme/

Udhëtim në Vjenë

Datat e nisjeve

Nisja: 03-10-2026
Çmimi Total 754€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
bottom of page