top of page
Republikat Balltike-6-dite
Republikat Balltike - 6 dite
Republikat Balltike
6 dite fillon nga 544€ personi
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Vilnius. Nisja më 15:35- Mberritje në Vilnius më 19.10. Transfertë për në Qytet. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vzitië panoramike e qytetit: Kodra me e lartë e qytetit të vjetër, ku gjendet dhe hyrja jugore e zonës historike, ajo e Aušros Vartai, bulevardi Auštros Vartū, ku gjenden edhe disa monumente të rëndësishme si: godina e Orkestrës Filarmonike të Vilniusit, kisha ortodokse e Shpirtit të Shenjtë si dhe ajo katolike e Kasimir. Vazhdon vizita tek Bulevardi Didzioji gatve, që të drejton tek sheshi qendror trekëndor i Vilniusit, ku gjendet Bashkia e kryeqytetit. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Kisha e mrekullueshme e Shën Anës, që konsiderohet si një nga më të bukurat në Detin Balltik. Më pas tek sheshi më i madh i kryeqytetit, aty ku është edhe Pallati i Grand Dukës së Lituanisë si dhe shtatorja e mbretit Gediminas dhe kulla e tij. Vazhdon vizita tek katedralja e mrekullueshme e Vilniusit, Muzeut Kombëtar ku gjendet edhe shtatorja e mbretit të parë Lituanez, Mindaugas. Përfundon vizita tek lumi Neris. Fjetje në Hotel
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tallin.
Ndalesa e parë në Kaunas, Lituani. Vizitë rreth 1.5 orë. Vizitohet Kalaja dhe Sheshi i Bashkisë.
Ndalesa e dytë në Rundāle Palace, Letoni rreth 1.5–2 orë.
Opsionale hyrje në brendësi dhe në Kopshtet.
Ndalesa e tretë në Cēsis, Letoni rreth 1.5 orë. Vizitë në Kalajnë e Cēsis dhe qendër.
Ndalesa e katërt në Pärnu, Estoni, rreth 1 orë. Qytet bregdetar i bukur, me shëtitore dhe plazh.
Mbrritje në Tallin në mbrëmje vonë. Sistemimi dhe Fjejte në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit, ku vizitohen: qyteti i ri, ndalesë në kodrën Toompea, në afërsi të Kështjellës së Talinit, sheshi Loosi plats, ku gjendet katedralja më e bukur e stilit Rus në balltik, ajo e Aleksandër Nevskit si dhe Parlamenti Estonez, kisha e Shën Mërisë, sheshi-verandë Kohtuotsa, që ofron pamjen më të bukur mbi qytetin e dikurshëm të lidhjes Hansaetike. Më pas vizitohet qyteti i vjetër Vanalinn Reval me në rrugën Pikk Jalg, të cilën shekujt shumë pak e kanë ndryshuar, sheshi kryesor Raekoja Plats, ku gjendet farmacia e vjetër si dhe bashkia e qytetit me simbolin e saj Vana Toomas. bulevardi Viru, hyrja historike e qytetit të vjetër me të njëjtin emër. Vizita përfundon tek Opera e Talinit dhe ndalesë tek monumenti Rusalka në Kurepöllu, që është në gjirin e Finlandës. Pasdite vonë, Nisja për në Riga. Mbrritja në Riga në mbrëmje vonë. gjatë darkës. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në Riga.
Dita e Pestë. Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike me autobus për të admiruar kryeveprat Art Nouveau të Rigës, qytet i mbrojtur nga UNESCO, ku vizitohen: Parku Esplanāde, ku gjendet kisha ortodokse Ruse e Lindjes se Jezu Krishtit, Bulevardi Brīvības Bulvāris, dhe ndalesë tek Monumenti i Lirisë, Parku Bastejkalna, Opera e qytetit, Ora Laima. Vazhdon vizita në qytetin e vjetër, tek Muzeu i Luftës Letoneze, ku gjendet edhe kulla Pulvertornis, rrugicat mesjetare të qytetit te vjetër Vecrīga, ndalesë tek sheshi më i madh i qytetit të vjetër Doma Laukums, ku gjendet Katedralja e Rigës si dhe Radio-televizioni Letonez. Me pas vazhdohet tek rruga Tozana Iela, katedralja e Shën Pjetrit, sheshi Latviešu strēlnieku laukums dhe sheshi Rātslaukums, ku gjendet edhe godina simbol e Rigës, Shtëpia e Kokëzinjve dhe bashkia e qytetit. Përfundon vizita në brigjet e lumit Daugava dhe në afërsi të kështjellës së Rigës, ku edhe Riga u krijua fillimisht. Nisja për në Vilnius. Mbrritja në Vilnius në mbrëmje vonë gjatë darkës. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në Vilnius.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vilnius. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 12.00. - Mbrritje më 13.355.
Në pagesë janë përfshirë:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
KUJDES; Cmimet jane dinamik dhe te levizshem . cmimin e sakt e marin ne momentin e rezervimit / cdo rezervim eshte i pa kthyshem dhe i pa anullushem
Republikat Balltike
Datat e nisjeve
Nisja: 02-04-2026
2 Prill
Çmimi Total 1078 € per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
bottom of page

