top of page

MILANO-LUGANO-COMO - 2 DITE

MILANO-LUGANO-COMO - 2 DITE

MILANO, LUGANO, LIQENI COMO & MAGGIORE - 2 dite

MILANO, LUGANO, LIQENI COMO & MAGGIORE
2 DITË - fillon nga €289
=======
►28-29 Nentor- €289/person
Vizitohet:
Milano, Como, Liqeni Como, Bellagio, , Mannagio

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:05 - 08:10 Malpensa
Kthimi: Malpensa 21:50 - 23:45 Tirane.

Program

1 Dita e Parë
Takimi në aeroportin “Nënë Tereza” me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse.
Fluturimi nga Tirana në Milano Malpensa në 06:05 – 08:10.
Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, Nisja me autobus drejt Liqeni Como, (udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta)

Ndalesa e parë në qytetin e Komos (qëndrimi rreth 1 orë).
Vizitë e qendrës historike, përfshirë:
-Katedralen e Komos
-Shëtitoren buzë liqenit
Vazhdimi i udhëtimit drejt Tremezzo.
Ndalesë panoramike dhe kohë e lirë për vizitë (rreth 1 orë).
Lundrim me traget Tremezzo – Bellagio.
Vizitë në Bellagio, shëtitje në qendrën ikonike dhe kohë e lirë për drekë (rreth 1 – 1.5 orë/opsionale).
Lundrim me traget Bellagio – Menaggio.
Ndalesë dhe shëtitje në Menaggio (rreth 1 orë).
Pas përfundimit të vizitave, nisja me autobus drejt Milanos.
Mbrëmje e lirë dhe akomodim në hotel.

2 Dita e Dytë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë panoramike e Milanos, duke përfshirë:
-Duomo di Milano dhe sheshi qendror
-Galleria Vittorio Emanuele II
-Teatro alla Scala (jashtë)
-Castello Sforzesco (panoramë e jashtme)

Kohë e lirë për shopping ose kafe.
Në vijim, transferim drejt Aeroportit Milano Bergamo.
Fluturimi 21:55 nga Milano dhe mbërritja 23:50 në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.

0 POLITIKAT E FËMIJËVE
- Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

0
POLITIKAT E UDHËTIMIT

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TON

Included

Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Not included

Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Hyrja në monumente dhe muzeume.
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
City Tax sipas tarifave të hotelit përkatës
bottom of page