top of page

Malaga & Costa del Sol

Malaga & Costa del Sol

Malaga & Costa del Sol - 4 dite

Malaga & Costa del Sol
=========
Nisja 20 Mars 2026
Kthimi 23 Mars 2026

Fluturimi Tirane - Malaga:
Nisja nga Tirana ne 18.10. Mbërritja ne Malaga ne 21.35

Fluturimi Malaga - Tirane:
Nisja nga Malaga ne 22.20. Mbërritja ne Tirane ne 01.35

Bagazhi i lejuar::
Cante me permasa 40 x 30 x 20 cm deri 8 kg.

Hoteli per kete udhetim:
Hampton By Hilton Malaga Martiricos

Çmimi:
€ 580 / person


Dita 1: Tirane - Malaga

Nisja nga Tirana me avion ne 18.10. Mberritja ne Malaga ne 21.35, qyteti bregdetar i Andaluzisë, i njohur për atmosferën e ngrohtë mesdhetare dhe historinë e pasur.
Transfer dhe akomodim në hotel.

Dita 2: Málaga - Nerja - Frigiliana

Pas mengjesit do te vizitojme Qendrën Historike të Málaga-s, një qytet me histori mijëravjeçare dhe rrënjë fenikase.
Shetitje në rrugicat e saj të bukura ku ndërthuren ndërtesat tradicionale andaluziane me monumentet kulturore më të rëndësishme të qytetit, duke kaluar pranë Katedrales madhështore, rrugës elegante Calle Larios si edhe ambienteve plot jetë me kafene, dyqane dhe tarraca tipike; atmosfera është e ngrohtë dhe mesdhetare dhe çdo hap zbulon një cep të ri të historisë dhe artit të qytetit
Drekë e lirë në qendër, ku mund të shijoni tapas tradicionale ose pjatat e detit të freskët.
Pas drekes do te nisemi me autobuz në Nerja (1 ore), një qytet bregdetar shumë i dashur për pushuesit dhe vendasit, i njohur veçanërisht për Balcón de Europa, një shëtitore elegante mbi det që ofron pamje mbresëlënëse drejt Mesdheut dhe gjithë vijës bregdetare.
Pas vizites ne Nerja, udhëtimi do të vazhdojë drejt Frigilianës, një nga fshatrat më të bukur dhe më të famshëm të zonës, i dalluar për shtëpitë e bardha, rrugicat me kalldrëm të ngushta dhe lulet shumëngjyrëshe që zbukurojnë ballkonet dhe çdo cep të fshatit, duke krijuar një peizazh unik dhe shumë fotozhenik
Kthim në Málaga dhe darkë e lirë.

Dita 3: Málaga - Ronda - Setenil de las Bodegas

Pas mengjesit do te nisemi drejt Ronda-s, një ndër qytetet më të jashtëzakonshme të Andaluzisë, i ndërtuar mbi një kanion të thellë që krijon një peizazh spektakolar dhe të paharrueshëm.
Vizita do të përqendrohet te Puente Nuevo, ura ikonike që lidh dy pjesët e qytetit dhe që ofron pamje dramatike mbi gryken e thellë që e ka bërë Rondën të famshme në mbarë botën.
Më pas do të shëtitet në qytetin e vjetër, mes rrugicave me kalldrëm, dyqaneve artizanale dhe ambienteve historike që ruajnë atmosferën e vjetër andaluziane. Gjatë kohës së lirë do të ketë mundësi opsionale për të vizituar Plaza de Toros, një nga arenat më të vjetra dhe më me histori të korridës në Spanjë.
Drekë e lirë në Ronda sipas dëshirës.
Pasditja do t’i dedikohet vizitës në Setenil de las Bodegas, një fshat unik në llojin e vet, i njohur për shtëpitë e ndërtuara nën shkëmbinj gjigantë që krijojnë një peizazh të pabesueshëm dhe krejtësisht origjinal. Shëtitja do të vazhdojë në rrugicat karakteristike Cuevas del Sol dhe Cuevas de la Sombra, ku nën harkun natyral të shkëmbinjve ndodhen kafene të vogla, taverna tradicionale dhe ambiente të qeta që ofrojnë një atmosferë autentike andaluziane.
Në përfundim do të bëhet kthimi në Málaga dhe mbrëmja do të jetë e lirë.

Dita 4: Málaga - Marbella - Mijas Pueblo - Nisja per ne Tirane

Pas mengjesit do te nisemi drejt Marbella-s, duke filluar me Qytetin e Vjetër (Casco Antiguo), një labirint rrugicash të ngushta dhe fasadash të bardha të zbukuruara me lule, ku ndërthuren karakteri tradicional andaluzian dhe atmosfera mesdhetare. Shëtitja do të vazhdojë drejt Plaza de los Naranjos, një nga sheshet më të bukura e piktoreske të Marbellës, i rrethuar nga pemë portokalli aromatike, kafene të vogla dhe dyqane artizanale ku të ftuarit mund të shijojnë një ambient të qetë dhe relaksues.
Drekë e lirë sipas dëshirës në Marbella
Pas drekes do te nisemi per ne Mijas Pueblo, një nga fshatrat më tipikë dhe më të dashur të Andaluzisë, i famshëm për shtëpitë e bardha, rrugicat me kalldrëm dhe pamjet panoramike që shtrihen mbi Costa del Sol. Gjatë shëtitjes do të ketë kohë për fotografi, për të blerë suvenire artizanale ose për të shijuar një kafe të qetë në një nga kafetë e vogla të fshatit, duke përjetuar atmosferën autentike dhe të ngrohtë të vendit.
Rreth orës 18:30 – 19:00 parashikohet nisja drejt Aeroportit të Málaga-s për fluturimin e mbrëmjes dhe në orën 22:20 nisja e fluturimit për në Tiranë.

Included

✓ Fluturimi V/A Tirane - Malaga (1 çantë deri 8 kg)
✓ 3 netë në Malaga me mëngjes
✓ Vizite ne Malaga, Marbella, Nerja, Ronda, Frigiliana, Setenil de las Bodegas
✓ Guide dhe shoqërues nga agjencia
✓ Transporti me autobus gjatë gjithë turit

Excluded

✕ Vaktet e drekës dhe darkës
✕ Shpenzime personale, pije, suvenire apo bakshishe

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page