top of page

Lefkada 4 dite

Lefkada 4 dite

Plazh ne lefkada 4 dite

LEFKADA 4 DITE - nga €169
==================
QYTETET: LEFKADA, PARGA, JANINE
►QERSHOR: 14-17
►SHTATOR: 13-16

€169 HOTEL SUNRISE 3* BB ( MENGJES )
€189 TESORO 3* SUPERIOR BB (mëngjes)

SHENIM: OPSIONALE DARKA 20 EURO/PERSONI NE NATE KONSUMOHET TE HOTEL TESORO ( 500 METRA NGA HOTEL SUNRISE )

Program

1 DITA E PARE
Nisja nga Tirana herët në mëngjes në orën 04:00 .
(Nisja nga Durresi ne oren 04:55).

Nisja nga Tirana. Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.
Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 3 ore. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel.

2 DITA E DYTE
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të ishullit te Lefkades. Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Ishullin Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 Euro per person, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel. Qendrim i lire ne qender te ishullit.

3 DITA E TRETE
Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma, i cili eshte plazhi me i bukur i Lefkades. Me pas vizitojme qendren e ishullit deri pasdite. (TRANSFERTA KATHISMA-QENDER E ISHULLIT E PERFSHIRE NE CMIM)
Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Më pas pergatitemi per Boat Party (opsionale 20 Euro/personi+1 pije free).
Nisim lundrimin per Boat Party ku atmosfera ne Anije behet elektrizuese me performance nga DJ i anijes si edhe te shoqeruara me drita dhe fishekzjarre per te bere te mundur nje super atmosfere e cila do tju shoqeroje deri ne mesnate.

4 DITA E KATERT
Mëngjesi në hotel. Më pas nisemi për në Janinë, ku do të kemi mundësi të bëjmë një vizitë në shëtitoren buzë liqenit dhe në kalanë e Janinës. Konsumimi i drekës në Janinë do të jetë në mënyrë individuale.
Kthimi në Shqipëri do të bëhet nga dogana e Kakavisë. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë.

►Shenim:
Personat qe nuk deshirojne te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre).

►Sugjerim:
Nese ngeleni te kenaqur nga sherbimi i shoferit apo i guides, ne baze te mundesive tuaja mund te vendosni nje shume minimale si bakshish per vleresimin e stafit tone.

0 SHENIME
*POLITIKAT E FEMIJEVE:
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:
• 1 Femije nga 0-2.99 vjec falas.
• Femijet nga 3-10.99 vjec 50 % zbritje.
MBI 11 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER DUHET TE JETE PAGUAR DERI 15 DITE PARA NISJES.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME NE RAST ANULLIMI NGA KLIENTI.
► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
► NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
►PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 3 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM.
► CMIMET E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PRISHJE TE AUTOMJETIT DERI NE 2h 59min, PAS KSAJ ORE, NESE AUTOMJETI NUK RREGULLOHET APO NUK ZEVENDESOHET AGJENSIA JU RIMBURSON 35% TE CMIMIT TE PAKETES.

►REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EKSTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, VENDET E TRETA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON, VENDET E KATERTA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.


►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)

Included

Transporti sipas programit
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Perdorim i pishines se jashtme
Mengjeset per ditet e qendrimit
Akomodimi 4 nete ne hotelet perkates

Not included

Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Dreka dhe pijet gjatë vakteve
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lundrimi me Anije €35/person.
Party i darkes ne anije 20€/ Hyrja + 1 pije falas
TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page