top of page

Tur dhe Kroçiere ne Barcelone, Marseje, Siçili, Tunizi

Tur dhe Kroçiere ne Barcelone, Marseje, Siçili, Tunizi

Tur dhe Kroçiere në Barcelonë, Marsejë, Siçili, Tunizi - 9 dite nga €749

Tur dhe Kroçiere në Barcelonë, Marsejë, Siçili, Tunizi
date 03 Nentor 2026 - 9 dite - fillon nga 749 €

Detajet e turit

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 05.55. Mbrritja në Barcelonë në orën 08.35. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Imbarkimi në Kroçieren Costa Pacifica. Nisja në orën 17.30. Darka në Kroçiere.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Kroçiere. Gjithë Ditën Relaks në Korçiere. Drekë në Kroçiere. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në La Goullette, Tunizi, në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Tunizi. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 17.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Palermo, Itali, në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Palermo. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 16.30. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Civitavecchia, Romë në orën 08.30. Shëtitje opsionale në Romë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 19.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Savona në orën 08.30. Transferta për në Aeroportin e Gjenovës. Fluturimi Gjenova - Tiranë. Nisja nga Gjenova në orën 13.55. Mbrritja në Tiranë në orën 15.40.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë, në orën 09.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tetë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Barcelonë, në orën 09.00. Zbritja ne Barcelonë. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Akomodimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroport. Fluturimi Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 09.20. Mbrritja në Tiranë në orën 11.55

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me Avion.
2. Transfertat me autobus.
3. Shëtitjet me Autobus dhe Shoqërues në Barcelonë.
4. Akomodim 7 net në Kroçieren Costa Pacifica.
5. Fjetje 1 natë në Barcelonë.
6. Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
7. Mëngjesi në Hotel.
8. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit dhe Ndalesave në Barcelonë, Marsejë, Palermo, Romë dhe Tunizi,
9. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
10. Taksat Portuale.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet Opsionale që ofron Kroçierja.
4. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
5. Siguracioni Shëndetësor
4. Transfertat me autobus gjatë ndalesave, nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.

Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
- Në zbritje në Savona, Marsejë, Palermo, Romë dhe Tunizi nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.
- Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë. Bakshishet faturohen automatikisht dhe paguhen në Recepsion. Nëse keni një arësye të fortë mund ta kundërshtoni gjatë udhëtimit (jo në fund).

Tur dhe Kroçiere në Barcelonë, Marsejë, Siçili, Tunizi

Kabine e Brendshme

Datat e nisjeve
Nisja: 03-11-2026
Çmimi Total 1498 € , per dy persona akomodimi ne gabine e brendshme dyshe


Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page