top of page

Jordani , 6 Dite

Jordani , 6 Dite

Udhetim ne Jordani - 6 dite

Jordani dhe Petra

Nisja 26 Nëntor 2026
Kthimi 01 Dhjetor 2026

Fluturimi Tirane - Amman:
TIA 06:00 – VIE 07.30, VIE 11.10 – AMM 16:35

Fluturimi Amman - Tirane:
AMM 16:35 – VIE 19:20, VIE 23:05 – TIA 00.35

Çmimi:
€ 1290 / person

PROGRAMI
Dita 1: Mbërritja në Amman

Udhëtim në Jordani nis me fluturimin nga Tirana në orën 06:25 dhe mbërritjen në Amman në 16:35.
Takimi dhe asistenca në Aeroportin “Queen Alia” nga partnerët tanë dhe transferimi në Amman.
Akomodimi në hotel dhe darka.

Dita 2: Amman – Madaba – Nebo – Kerak – Petra

Dita do te filloje me viziten ne Madaba, një qytet i vogël, por një nga pikat më të rëndësishme të turizmit fetar, i njohur si “Qyteti i Mozaikëve” për mozaikët Bizantinë dhe Umayyad.
Shëtitje në Mali Nebo, vendi ku Moisiu pa Tokën e Premtuar, dhe ku më pas vdiq dhe u varros.
Koha e lirë për drekë, e cila mund të konsumohet në një nga shtëpitë tradicionale jordaneze, të shndërruara në restorante familjare me gatime tipike vendase
Pas drekës nisja për në Petra. Akomodimi ne hotel dhe darka.

Dita 3: Dita e plotë në Petra – Wadi Rum

Kjo dite do te filloje me viziten në Petra: eksploroni monumentet e Nabateanëve (Mozaikët, Thesarin e Shtatë Mrekullive).
Petra është trashëgimia e Nabataeans, një popull arab që u vendos në Jordaninë Jugore më shumë se 2000 vjet më parë.
E njohur për arkitekturën masive dhe sistemin kompleks të digave dhe kanaleve të ujit, Petra është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës.
Më pas do te vazhdojmë për në Wadi Rum, e njohur si “Lugina e Hënës”, një vend magjepsës që pret të zbulohet ku do te shijojme një shetitje me Jeep 4×4 përmes shkretëtirës, me ndalesa në tendat e beduinëve për një çaj tradicional.
Darka dhe akomodimi në Kampin e Shkretëtirës (Tenda Deluxe).

Dita 4: Wadi Rum – Deti i Vdekur - Aqaba

Pasi te keni shijuar mengjesin mahnites ne mes te shkretetires do te behet nisja per ne Aqaba, porti i vetëm i Jordanisë i cili ofron plazhe me ujëra të kristalta në Detin e Kuq.
E pasur me histori, Aqaba është porta hyrëse për qytetin antik të Petres dhe shkretëtirën magjike të Wadi Rum.
Pas vizites ne Aqaba do te vazhdojme udhëtimin drejt pikës më të ulët të Tokës, në Detin e Vdekur. Ky është një destinacion natyror unik, me ujërat e tij super të kripura dhe baltën kurative.
Do te shijojme një banjë relaksuese duke përfituar nga vetitë shëruese të baltës minerale.
Darka dhe akomodimi në hotel pranë Detit të Vdekur.

Dita 5: Deti i Vdekur – Jerash – Amman

Kjo dite do ti kushtohet Jerash-it, një nga monumentet më të mëdha dhe të mirë-ruajtura të Perandorisë Romake, ku ndikimet greko-romake ndërthuren me ato orientale.
Më pas, vazhdojmë për në Amman, kryeqyteti i Jordanisë, një përzierje e së vjetrës me të renë. Do te vizitojme Citadelen, një vend i lashtë arkeologjik me mbetje romake, bizantine dhe islamike, si dhe në Teatrin Romak që daton nga shekulli i II pas Krishtit.
Kthimi në hotel në Amman për darkë dhe akomodim.

Dita 6: Amman – Aeroporti i Ammanit për shopping

Paradite e lirë për shopping dhe për të vizituar pjesën moderne të qytetit.
Nisja për në aeroport në 14:00. Fluturimi për në Tiranë në 17:20.

Included

✓ Fluturimi V/A me avion (1 çantë deri 8 kg)
✓ Transporti me autobus gjatë gjithë turit
✓ 2 netë në Amman me mëngjes dhe darkë (hotel 4*)
✓ 1 natë në Petra me mëngjes dhe darkë (hotel 4*).
✓ 1 natë në Wadi Rum me mëngjes dhe darkë (Kamp Deluxe)
✓ 1 natë në Detin e Vdekur me mëngjes dhe darkë (hotel 4*).
✓ Biletat e hyrjeve në muze dhe monumente sipas programit.
✓ 2 orë tur me 4x4 në Wadi Rum.
✓ Ujë mineral gjatë gjithë turit
✓ Viza turistike për Jordaninë.

Excluded

✕ Shpenzime personale
✕ Drekat
✕ Bakshish per guiden dhe shoferin (rreth 5 euro/person/dite)
✕ Gjithçka që nuk përmendet te “Në paketë përfshihen”.

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

Pse të rezervoni me Erlitravel?

✓ Në treg prej 2011 e në vazhdim
✓ Shoqërues shqiptar në grup
✓ Asistencë para dhe gjatë udhëtimit
✓ Rezervime të sigurta dhe të shpejta

© 2026   Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page