top of page
Azerbajxhan

Azerbajxhan , 5 dite nga 529€
Udhëtim në Azerbajxhan
5 dite fillon nga 529 € personi
05 Mars 2026
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Baku, nëpërmjet Romës. Nisja më 06.05. Mbrritje në Romë në orën 07.45. Nisja nga Roma në 14.15 - Mbrritje në Baku më 21.35 Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Icheri Sheher, Qyteti i Vjetër: Maiden Tower - Giz Galasi, Pallati i Shirvanshahs, Rrugicat e ngushta historike, karavanserai, Xhami, Pazari i vjetër. Ndalesë tek Sheshi Shatërvanit dhe Muzeu i Letërsisë “Nizami”, Vazhdimi i udhëtimit në Pedonalen Nizami Street.
Pasdite, Vizitë tek Heydar Aliyev Centre – muze dhe arkitekturë moderne, Baku Boulevard, Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit, Little Venice, shëtitje buzë Detit Kaspik, Nagorny Park / ou “Martyrs’ Lane” për pamje panoramike të qytetit dhe horizontit.
OPSIONALE: Hyrja në Heydar Aliyev Centre.
OPSIONALE: Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit,
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. - Paradite Vizitë në: Ateshgah Fire Temple në Surakhany.
OPSIONALE: Hyrja në Tempull.
Pasdite, vizitë në Gobustan Rock Art Cultural Landscape.
OPSIONALE: Hyrja në Gobustan Rock Art Cultural Landscape.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Bibi-Heybat Mosque. Pasdite, ndalesë në Qendër Tregtare. Transfertë për në Aeroportin e Bakusë. Fluturimi për në Tiranë. nëpërmjet Romës. Nisja më 22.35.
Dita e Pestë: Mbrritje në Romë në orën 00.45. Nisja nga Roma në 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 09.55.
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Udhëtim në Azerbajxhan
Datat e nisjeve
Nisja: 05-03-2026
05 Mars
Çmimi Total 1058 € per dy persona akomodim ne dhome dyshe
bottom of page
