top of page

ANDALUZIA

ANDALUZIA

Sevilia-Malaga-Cordoba, 4 Ditë nga €469

ANDALUZIA: MALAGA, CORDOBA & SEVILJE – 4 DITË €469

►6 - 9 Mars - €469/person
►27-30 Mars - €469/person

Vizitohet: Malaga, Cordoba, Sevilje

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirana 18:10 - 21:35 Malaga
Kthimi: Malaga 22:20 - 01:35 Tirana

Program

Dita e Parë

Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Malaga.
Nisja në orën 18:10, mbërritja në aeroportin e Malagës në 21:35.
Pas proçedurave aeroportuale, transferim për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel në Malaga.

Dita e Dytë

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cordoba. Vizitë në qytet, ku do të eksplorojmë atraksionet kryesore:
Mezquita-Catedral
Ura Romake
Lagja historike Judería
Do të kemi kohë për drekë dhe shëtitje të lirë në qendrën historike.
Pasdite, nisja për në Sevilje (udhëtimi zgjat ~1h 45min).
Sistemimi në hotel dhe mbrëmja e lirë.
Opsionale: shfaqje Flamenco me pagesë ekstra €40/person.

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Vizitë e plotë në Sevilje, duke përfshirë atraksionet kryesore:
Alcázar i Seviljes (prenotim paraprak, pagesë ekstra)
Katedralja e Seviljes dhe Kulla Giralda
Plaza de España dhe Parku Maria Luisa
Pasdite e lirë për shopping ose shëtitje në lagjen Triana.
Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Katërt

Pas mëngjesit në hotel, nisja për në Malaga (udhëtimi zgjat ~2h 30 min). Vizitë panoramike në qytet, duke përfshirë:

Alcazaba dhe Katedralja e Malagës

Porti dhe shëtitjet në rrugicat historike

Kohë e lirë për suvenire dhe drekë sipas dëshirës

Pas vizitave, nisja drejt aeroportit për fluturimin Malaga – Tiranë në 22:20, me mbërritje në Tiranë në 01:35 të mëngjesit.

Fundi i shërbimit tonë.

POLITIKAT E FËMIJËVE

- Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

- Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

- Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

POLITIKAT E UDHËTIMIT

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Included
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)

Not included
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Hyrja në monumente dhe muzeume.
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Flamenco Show €40/person

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2026

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page