top of page

ANAKALA – TROJA – IZMIR –5-DITE

ANAKALA – TROJA – IZMIR –5-DITE

ANAKALA – TROJA – IZMIR – EFES – PAMUKALE

ANAKALA – TROJA – IZMIR – EFES – PAMUKALE

Udhetim me Autobus , 5 Dite | 4 Nete

Vizitohen
Çanakala – Troje – Izmir – Efes – Pamukale

5 ditë Fillon nga €269.00

Rreth udhëtimit

Disa udhëtime na njohin me vende të reja; të tjera na afrojnë me historitë që kemi dëgjuar që në fëmijëri.
Në këtë udhëtim me do të zbulojmë Trojën legjendare, do të shëtisim në Izmirin plot jetë, do të ecim mes monumenteve madhështore të Efesit dhe do të admirojmë bardhësinë e Pamukales. Pesë ditë ku çdo destinacion sjell një histori dhe një përjetim të ndryshëm.

ÇANAKALA – TROJA – IZMIR – EFES – PAMUKALE
Një udhëtim mes legjendave, mrekullive të antikitetit dhe bukurive të natyrës!

📅 27 nëntor – 1 dhjetor 2026
🚌 5 ditë | 4 netë në hotel
💶 Çmimi: 269 €/person

🌙 Nisja nga Tirana më 26 nëntor në mbrëmje.
Plani i udhëtimit
Dita 1 : Troja Legjendare – Çanakala

🕕 Nisjet:

Nisja nga Tirana perpara pallatit te sportit Asllan Rusi ne date 26 nentor ne oren 21:00.
Nisje nga Durrësi stacioni i trenit në orën 20:00.
Nisje nga Elbasani kryqezimi i Cerrikut ne oren 22:00.
Nisje nga Pogradeci(ish terminali) në orën 12:00
Nisja nga Korca(stacioni Metro ne unaze) në orën 12:30

Udhëtojmë gjatë natës duke kaluar nga dogana e Kapshtices drejt Greqise dhe Turqisë, me ndalesa për pushim gjatë rrugës.
Pas mbërritjes në zonën e Çanakalasë, vijojmë drejt Trojës, një prej qyteteve më të famshme dhe më të rëndësishme të antikitetit për trashëgiminë historike e kulturore që ka lënë.
Emri i saj lidhet me Luftën e Trojës, të përjetësuar nga Homeri në “Iliadë”: rrëfimin e heronjve, rrethimit të gjatë dhe kalit të famshëm prej druri. Një histori ku legjenda dhe arkeologjia ndërthuren, duke e bërë Trojën një nga vendet më të njohura të botës së lashtë.
Gjatë vizitës në sitin arkeologjik njihemi me mbetjet e mureve, vendbanimeve dhe shtresave të qytetit, të krijuara përgjatë mijëvjeçarëve.
Vazhdojmë drejt Çanakalasë për akomodimin në hotel dhe pushim. Më pas, shëtisim buzë Dardaneleve dhe ndalojmë për fotografi pranë skulpturës së Kalit të Trojës në shëtitoren e qytetit.
Kohë e lirë për konsumimin e darkës ne qytet.

Dita 2: Izmir qyteti i detit dhe i lidhjeve Shqiptare
Date 28 nentor .
Pas mëngjesit nisemi drejt Izmirit, me ndalesa për pushim gjatë rrugës.
Një nga qytetet më të rëndësishme të Turqisë i treti me i madhi , Izmiri ndërthur rolin e një qendre të madhe tregtare e kulturore me atmosferën e hapur të një qyteti mesdhetar. Për shqiptarët, ai është edhe një emër i afërt, i lidhur me familjet me prejardhje shqiptare që kanë ndërtuar jetën e tyre këtu ndër breza.
Vizitën e fillojmë në Sheshin Konak, pranë Kullës së Sahatit, simbolit të qytetit. Vazhdojmë drejt pazarit Kemeraltı, mes rrugicave, dyqaneve tradicionale, aromave të kafesë dhe shijeve vendase.
Pasdite, shëtitja me anije në Gjirin e Izmirit na jep një pamje tjetër të qytetit dhe brigjeve të tij.
Dita plotësohet me shëtitje përgjatë Kordonit dhe kohë të lirë për blerje, fotografi dhe konsumimin e darkës .

Dita 3 : Efes – Teempulli i Artemides – Pamukale

Date 29 nentor .
Një nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, Tempulli i Artemidës, është pjesë e trashëgimisë që e ka bërë Efesin të famshëm në mbarë botën.
Pas mëngjesit, nisemi drejt Selçukut për të zbuluar këtë zonë të jashtëzakonshme historike.
Vizitojmë qytetin antik të Efesit, ku rrugët prej mermeri dhe monumentet e ruajtura na ndihmojnë të përfytyrojmë madhështinë e dikurshme të tij. Ndalojmë pranë Bibliotekës së Celsusit, një prej pamjeve më të njohura të antikitetit, dhe Teatrit të Madh.
Vazhdojmë me një ndalesë te mbetjet e Tempullit të Artemidës. Nga ndërtesa madhështore sot ruhen vetëm pak gjurmë, por historia e saj mbetet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së botës së lashtë.
Pas kohës së lirë për drekë individuale, vijojmë drejt Pamukales.
Mbërritja, akomodimi në hotel dhe mbrëmja e lirë për pushim pas konsumimit te darkes .

Dita 4 : Pamukale – Hierapolis – Çanakala

Date 30 nentor .
Pas konsumimit te mëngjesit nisemi për vizitën në Pamukale “Kështjellën e Pambukut”.
Tarracat e bardha të travertinit, të formuara nga ujërat e pasura me minerale, krijojnë një peisazh të veçantë, që nga larg ngjan me një shpat të mbuluar nga bora.
Kemi kohë për të admiruar pamjet dhe për fotografi. Ecja mbi travertin bëhet vetëm në pjesët e lejuara, sipas rregullave dhe kushteve të ditës.
Vizita vazhdon në zonën arkeologjike të Hierapolisit, ku mbetjet e qytetit antik i japin kësaj ndalese edhe një dimension historik.
Në fund të paradites, nisemi drejt Çanakalasë. Gjatë rrugës bëjmë ndalesa për pushim dhe drekë individuale.
Mbërritja në mbrëmje dhe akomodimi në hotel.

Dita 5 : Çanakala – Shqiperi
Date 1 Dhjetor .
Nisemi herët për kthimin drejt Shqipërisë, duke kaluar transit nëpër Greqi.
Ndalesa për pushim gjatë rrugës. Mbërritja parashikohet në mbrëmje ose në orët e vona, në varësi të trafikut dhe procedurave kufitare.
Përfundojmë një udhëtim që bashkon legjendën e Trojës, atmosferën e Izmirit, madhështinë e Efesit dhe bukurinë e rrallë të Pamukales.

Përfshihen

Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit .
Akomodimi në hotel 3* ose 4* , 2 nete ne Canakale , 1 nate ne Izmir , 1 nate ne Pamukale .
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit .
Transporti me automjet komod .

NUK Përfshihen

Shetitja me anije ne Izmir 15 €/person .
Hyrja ne qytetin antik Efes 45€/person .
Hyrja ne ujrat termale ne Pamukale 30€/person .
Cdo atraksion tjeter opsional qe mund te vizitohet .
Gjithcka e papërmendur në rubriken përfshihet .

Rezervimi i vendeve:

Vendet e para: 10EUR/person
Vendet e dyta: 5EUR/person
Vendet e treta: 5EUR/person
Vendet e tjera: Rastesore ne nisje

👶 Politikat per Femijet

Femijet 0-2.99 vjec – Pa pagese (pa te drejte vendi ne autobus).
Femijet 3-4.99 vjec – Paguajne 50% te cmimit te paketes (akomodimi ne nje dhome me dy te rritur).
Femijet mbi 5 vjec – Paguajne cmimin e plote.

Informacione te tjera

Pasaporta duhet te kete vlefshmeri te pakten 6 muaj nga data e skadences.
Femijet nen moshen 18 vjec qe nuk shoqerohen nga 2 prinderit duhet te jene te pajisur me prokure.
Duhet te merni me vete cdo karte rezidence te nje shteti europian apo dokument te nevojshem per procedurat doganore .3
Agjensia nuk mban pergjegjsi per ndryshim te cmimive te tureve nga operatoret lokal , por ato behen transparente perpara rezervimit .
Akomodimi ne dhome teke(single) ka kosto ekstra ne varesi te hoteleve ku qendrohet .
Per realizimin e ketije udhetimi numri minmal i pjesmarresve eshte 35.
Agjensia nuk mban pergjegjesi per prishjen te automjetit deri ne 6 ore,pas ksaj ore nese automjeti nuk rregullohet apo zevendesohet agjenisa ju rimburson 35% te cmimit te paketes.
Nese mbeteni te kenaqur nga sherbimi i guides dhe i shofereve mund te lini nje shume simbolike ne forme bakshishi
bottom of page