Porto , Lisbone , Madrid - udhetim 6 ditor
Porto , Lisbone , Madrid
6 dite
Detajet e turit
Dita e Parë: Fluturim direkt Tiranë - Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17:55. Mbërritja në Madrid në orën 21:30. Nisja për në Salamanca. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë pa ndalesa. Mbërritja në Salamanca. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Porto. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Pasdite, vizitë në monumentet kryesore të qytetit: lagjet Ribeira dhe Bolhão, zona e Portos, ura Dom Luís I, Katedralja e Portos, Pallati Bolsa, libraria Livraria Lello, Kisha e Shën Françeskut, etj. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë. Fillimi i turit panoramik të qytetit me autobus dhe një shëtitje e shkurtër në këmbë: Sheshi Marquês de Pombal dhe Avenida da Liberdade, sheshet Restauradores dhe Rossio, Sheshi i Tregtisë (Praça do Comércio) dhe rruga për këmbësorë Rua Augusta, shëtitje në lagjen Baixa, pamje e ashensorit Santa Justa (nga jashtë). Udhëtim drejt lagjes Alfama: ndalesë në pikën panoramike Miradouro da Graça ose Santa Luzia, shijimi i pamjeve mahnitëse mbi Lisbonën dhe lumin Tagus.
Opsionale: Ashensori Santa Justa.
Vizitë në monumentet kryesore të Lisbonës, si: Torre de Belém (nga jashtë), Padrão dos Descobrimentos (Monumenti i Zbulimeve - nga jashtë), Mosteiro dos Jerónimos (nga jashtë). Vizitë në lagjet Bairro Alto, lagjen qendrore, monumentin Santa Justa, Katedralen e Lisbonës, stadiumin Estádio da Luz, Kalanë e Shën Gjergjit (São Jorge), urën 25 Prilli (25 de Abril), urën Vasco da Gama, Akuariumin e Lisbonës, etj. Sistemimi dhe Fjetje në hotel
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Parque das Nações (lagjja moderne).
Opsionale: Vizitë në Oceanário de Lisboa – një nga akuariumet më të mëdha në Evropë.
Pasdite vonë, nisja për në Mérida. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Mbërritja në Mérida. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë e gjysmë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Madrid. Vizitë në monumentet kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros (ku ndodhet një nga arenat e koridës), Parku El Retiro, rrugët e famshme Gran Vía dhe Castellana, Plaza de España, Puerta del Sol dhe Puerta de Alcalá, Plaza de Oriente, Plaza Mayor, Puerta de la Ópera, Ramales, Sacramento dhe Plaza Colón. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Vizita vazhdon te Pallati Mbretëror, i ndërtuar mbi themelet e një kalaje të vjetër arabe dhe i projektuar në stilin klasik italian. Pallati Mbretëror është një nga pallatet më të ruajtura mirë në Evropë dhe përmban një koleksion të pasur tapetesh, orësh e objektesh të çmuara. Vizita përfundon me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabéu. Nisja për në aeroportin e Madridit. Fluturim direkt Madrid - Tiranë Nisja nga Madridi në orën 22:15. Mbërritja në Tiranë në orën 01:30.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Madrid - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 5 net, Fjetje: 1 natë në Salamanca, 1 natë në Porto, 1 natë në Lisbonë, 1 natë në Merida, 1 nate në Madrid.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm). (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
=====================
Porto, Lisbone , Madrid
Shenim : kujdes me cmimin pasi eshte i ndryshushem dhe cmimin e sakte e merni ne momentin e rezervimit , pasi cmimi i paketes eshte i lidhur ne kohe reale me cmimin e biletes qe ka kompania e fluturimit / rezervimi eshte i pa anullushem dhe i pa kthyshem
DATAT E NISJEVE
Nisja: 23-12-2026
Çmimi Total - - 1178€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe

