Milano-Aosta
Milano, Como, Torino - Ski në Aosta

Milano, Como, Torino - Ski në Aosta
23 Janar 2026 - 4 dite fillon nga 358 € personi
Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Milano Bergamo . Nisja më 06:10 - Mbërritje në Milano më 08:40. Vizitë në Monumentet e Milanos., si: Palazzo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Liqenin e Komos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesa e parë në Komo. Vizitë për rreth 1 orë. Nisja për në Tremeso. Ndalesë dhe Vizitë për rreth 1 orë. (Opsionale) Lundrim me traget në Bellagio nga Tremeso. Vizitë për rreth 1 orë. Kthimi me traget për në Mannagio. Ndalesë në Mannagio. Vizitë për rreth 1 orë. Vazhdimi i udhëtimit për në Courmayeur - Val d'Aosta. Sistemimi dhe akomodimi në hotel pranë Aosta.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Gjithë ditën të lirë për Ski. Fjetje në hotel..
Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Torino. Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Piazza Castello me Palazzo Reale dhe Palazzo Madama. Via Roma & Via Po, Mole Antonelliana & Museo Nazionale del Cinema, Quadrilatero Romano, Zona mesjetare, rrugica të ngushta me kafene dhe dyqane. Transfertë për në Aeroportin e Milano Malpenza . Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 22:20 - Mbërritje më 00:15.
Në cmim përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
• Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Opsionale:
Bileta e tragetit Tremeso - Bellagio - Mannagio €25.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Milano, Como, Torino - Ski në Aosta
Datat e nisjeve
Nisja: 23-01-2026
Çmimi Total 716 € per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
Çmimi eshte dinamik dhe levis sipas cmimit te biletes se avionit.Cmimin e sakte e kemi ne momentin e rezervimit.
