Dita e Parë. Nisja
nga Tirana në orën 22.00 të një nate më parë. Udhëtimi për në
Igumenicë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Kalimi i Qafë
Botë/Mavrommati rreth orës 06.00. Igumenica është një qytet bregdetar në
Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga
portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e
Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
Transferimi nga Porti Korfuzit për në Hotel. Sistemimi në Hotel. All Inclusive në Hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë. All Inclusive në Hotel
Vizitë në Korfuz.
-
Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që
shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine.
-
Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, Thuhet se
është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen
Spanadën në nje shesh publik.
- Pallati i St. Michael dhe St. George
është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e
Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë.
-
Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe
zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka
kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807
sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris.
- Kisha St. Spyridon
është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St
Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në
Ishujt Jonianë.
- Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të
rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë
Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe
Ndarjesh.
- Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të
stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka
shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki.
Vetëm nga jashtë.
- Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është
spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku
mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e
lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë.
- Pallati Achilleion është
ndërtuar më 1890 ekskluzivisht për Perandoreshën e Austrisë, Elizabeth
(sissy) Eshtë përdorur si residencë verore e Perandorit, që e emëroi
Achillion, emri i heroit Grek. Pas vrasjes së tij, i është shitur
Perandorit Gjerman.
Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. All Inclusive në Hotel. Transferimi nga Hoteli në Portin e Korfuzit. Lundrimi nga Korfuzi në Igumenicë. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta. Më të Mbrritur në Igumenicë, Nisja për në Shqipëri. Kalimi i Kufirit në Qafë Botë/Mavrommati Mbrritja në Tiranë vonë pasdite.
Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi.
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel.
Taksat janë:
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë
Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus dhe traget.
-Akomodimi në Hotel Mesonghi 3*S*
-All Inclusive për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Vizitë me Shoqërues Shqiptar ne qytetin e Korfuzit..
All Inclusive në Korfuz, 3 Ditë fillon nga €129 personi
LISTA E ÇMIMEVE
Çmimet e dhomave
» Weekend Hotel Belvedere 3*
nga 26/05/2023 në 28/05/2023 Tarifa »
Hotel Dhomë Standart (Max: 2 Rritur + 1 Fëmijë) € 119.00» Weekend Hotel Belvedere 3*
nga 02/06/2023 në 04/06/2023 Tarifa »
Hotel Dhomë Standart (Max: 2 Rritur + 1 Fëmijë) €119.00